Varianti Delta në vend/ Kraja: 90 të shtruar momentalisht në spitalin Covid-1, 30% e tyre janë të formës së rëndë

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media, prej ku ka thënë se ka një rritje të rasteve të reja ditore, për shkak të virusit Delta.

Mjeku Dhimitër Kraja u shpreh se janë 90 raste të shtruara në spitalin Covid 1 dhe 30% e tyre janë raste të rënda, pra pacientë në gjëndje të rënduar shëndetësore.

Kraja: “Kjo gjendje epidemiologjike komunitare po reflektohet në aspekte të ndryshme, kemi pasur ecuri statistikore të rasteve që shtrohen, në korrik kishim 1 ose 2 raste , kishte dhe javë pas asnjë shtrim, pasi u evidentua varianti Delta kaluam në 90 raste të shtruara.

Karakteristikat e të shtruarve:
60 % meshkuj, 40% femra, 15% mosha të reja, 55% mosha e tretë, 8% mosha e katërt
Situata e tyre nga ana shëndetësore 40% me forma serioze patologjike, 30% forma të rënda dhe pjesa tjetër ndahet me kritike ose forma të rrezikshme. Spitali Covid 1 ka përgatitur pavionet dhe ka të shtruar dhe në terapi intensive”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb