Tragjedia quhet Itali: 475 viktima vetëm 24 orët e fundit nga koronavirusi

0

Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së martës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.

Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 35,713.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 4,207 raste.  Ndërsa  brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 475 persona.  Numri i viktimave në total shkon në 2,978 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 4,025.

Kështu, Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur nga koronavirusi në Evropë ndërsa në renditje globale qëndron në vend të dytë pas Kinës. Kjo e fundit numëron 80,881 të infektuar në total por trendi i rasteve të reja është në zbritje.