OBSH vazhdon me thirrjet për shtet e prekura nga pandemia: Më shumë testime dhe izolime!

0

Organizata Botërore e Shëndetit ka vazhduar me thirrjet e saj drejtuar vendeve të prekura nga koronavirusi për më shumë testime.

Në fjalën e mbajtur të mërkurën, drejtuesi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus përsëriti edhe një herë se testimi dhe izolimi janë dy pikat kyçe për të luftuar pandeminë.

Ndër të tjera, Ghebreyesus u shpreh:

“OBSH vazhdon të rekomandojë që izolimi, testimi dhe trajtimi i çdo rasti të dyshuar, dhe gjurmimi i çdo kontakti, duhet të jetë shtylla kurrizore e përgjigjes në çdo vend.”

Më tej, shefi i OBSH shtoi se kjo është mënyra më e mirë për të ngadalësuar përhapjen në masë dhe transmetimin komunitar. Ai vuri në dukje se ka shtete që i kanë dëgjuar thirrjet e OBSH duke gjetur mënyra që rrisin efikasitetin e paketave të marrjes të masave. /abcnews.al/