“Nuk ka transparencë për situatën Covid, qeveria të heqë dorë nga propaganda”. Besnik Jakaj për ardhjen e afganëve: Rama po dëmton qytetarët për përfitime personale

Mjeku Besnik Jakaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur mbi situatën pandemike në Shqipëri dhe procesin e vaksinimit.

Mjeku Jakaj ka theksuar se vaksinimi është tepër i rëndësishëm në luftën kundër Covid-19, mirëpo ai nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë, e cila sipas tij nuk është transparente dhe bën vetëm propagandë.

“Qeveria në fakt që nga fillimi nuk ka pasur asnjë masë shkencore. Prej kohësh janë reduktuar dhe pagasat shtesë që i jepeshin mjekët në vijën e parë. Duhet të mbështeten nga qeveria bluzat e bardha, në mënyrë që të jepet shërbimi shëndetësor dhe të mos kemi një kolapas spitalor sic kemi parë më përpara. Duhet organizim i sistemit shëndetësor dhe heqja dorë nga propaganda e qeverisë. Vaksina ka vërtetuar që rrit imunitetin, ul mortalitetin dhe ka më pak vuajtje. Nuk ndalon 100% infektimin. Të vaksinohen popullata me vaksina të certifikuara nga EMA dhe FDA. Ata e dinë përse nuk i kanë certifikuar ato vaksina që përdoren nga ne. Gjatë kësaj periudhe është ulur vigjilenca e qeverisë, e sistemit shëndetësor dhe popullatës në vetvete. Për këtë arsye janë rritur në këto shifra. Nëse tani kemi këtë situatë, me një numër të vogël testimesh sigurisht, pra s’ka transparencë. Duhet të rritet numri i testimeve. Testimi shërben për ndërprerjen e zinxhirit të infektimit. Nuk duhet të përdorësh vetëm propagandë. Nuk ke përse të luash me ato orat policore idiote që nuk kanë asnjë efekt. Nuk i shmang grumbullimet masive ora policore. Më tepër është formë sensibilizimi. Nuk duhet Ministria t’ia lërë në dorë rastësisë, kush e kaloi e kaloi. Duhet protokoll i qartë. Nuk duhet të lihen qytetarët pa shërbim për sëmundjet e tjera. Është detyrim i qeverisë për të dëgjuar ekspertët për të ulur në maksimum humbjet e jetëve. Virusi nuk zhduket por të gjitha këto janë masa lehtësuese”, tha ai.

Më tej, ish-kandidati për deputet i LSI-së Besnik Jakaj foli dhe për ardhjen e afganëve. Ai akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama se po dëmton qytetarët e vet për përfitime personale me çështjen e afganëve.

“Problemi i afganëve është strategji politike midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Është pikë sëpari problem human. Ata njerëz janë në bvështirësi dhe duhen ndihmuar nga cilido shtet që ka mundësi t’i ndihmojë. Shqipëria nuk i ka ato kapacitete. Në asnjë vend të botës nuk mund të nxjerrësh studentët jashtë  për të strehuar të tjerët. Çdo qytetar i botës t’i ndihmojë, por qeveria nuk mund të dëmtojë qytetarët e vet për përfitime personale. Të dalësh burrë i mirë para komshiut dhe të lësh familjen tënde pa bukë nuk është zgjidhje e kryefamiljarit të rregullt”, përfundoi ai.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

loading…

/faxweb