Me kova dhe degë pemësh, lufta e dëshpëruar me qindra zjarret e Algjerisë

Dikur mali që shihni në foton e mësipërme mbulohej nga pemë halore e pemë ulliri… sot zonën e Tizi Ouzou, e gjen të shkretuar. Është vetëm një ndër më shumë se 10 vatrat e zjarrit që kapluan Algjerinë brenda pak ditësh. Aq shumë flakë, saqë në disa zona, të nxehtin e ndjen kilometra larg.

Në një stacion servisi, një burrë duke punuar me një pompë uji, në mesin e një atmosfere mbytëse.

“I nxehti vjen nga prapa malit. Kurrë s’kam parë zjarre të tilla”-tregon ai.

Zjarret në këtë zonë të Algjerisë nuk janë diçka e re, por kësaj here asnjë pikë shiu nuk ka ‘ardhur në ndihmë’. Kurse era duket sikur nuk pushon. Mijëra hektarë tokë, pranë shumë fshatrave janë shkretuar nga flakët. Jeshilja e kodrave duket krejtësisht e zhdukur.

Një përpjekje për të përpiluar dëmin, thotë se deri më tani zjarret e këtyre ditëve, kanë djegur aq shumë pyje, sa 12 vite të marra së bashku (2008-2020).

Të paktën 90 vetë kanë vdekur. 33 pjesëtarë të ushtrisë mes tyre, u përcollën në banesën e fundit me ceremoni nderimi. Një numër kaq i lartë, kurrë i parë ndonjëherë në vend.

E pavarësisht luftës së përvitshme me flakët, vendi që ka një prej buxheteve më të larta në kontinent për ushtrinë, nuk ka ende aeroplanë për të shuar flakët. Helikopterët  kanë bërë punën e rëndë, ndërsa Franca solli dy aeroplanë për të ndihmuar.

Poshtë, në tokë e pranë zjarreve, lufta ishte e njerëzve. Banorët e fshatit të Beni Douala ishin pjesë e orvatjeve. Me lopata, degë pemësh e gjithçka mund të gjenin. Në luftë me flakët.

“Përveçse zjarrfikësve, askush nuk ka ardhur për të na ndihmuar”-tha një prej banorëve.

Dhjetëra njerëz kanë braktisur shtëpisë. Prapa tyre vetëm flakët dhe gjithçka e humbur. Fytyrat e shushatura nga humbja i gjen shpesh.

“Autoritetet nuk na ndihmuan të evakuonim njerëzit. Na u desh të bënim vetë, me vullnetarë që shkonin nga njëri fshat në tjetrin”-thotë Ines, një vullnetare.

E ndërkohë që shumë digjet, politika po ashtu ka patur përplasje. Kryeministri së bashku me Presidentin e vendit thotë se origjina e flakëve është kriminale. Shkaktarë sipas tyre është një grup separatist që lufton për vetëvendosjen e zonës së Tizi Ouzou.

Burimi: BBC/ Përshtati: Shqiptarëtpërshqiptarët.info