Koronavirus/ I dhanë 4 vjeçares Ibuprofen, prindërit tronditen nga pasojat

Një vajzë e vogël, e cila po vuante simptomat e koronavirusit, u bë shumë keq kur prindërit  i dhanë Ibuprofen.

Babai i britanikes Amerila Collins, 4 vjeç, tha se i dhanë asaj Ibuprofen për ta qetësuar, por u trondit nga pasojat.

Dan Collins tha se e bija nisi të dridhej dhe të gulçonte, temperatura iu rrit ndjeshëm, vajza nuk mbante dot sytë hapur dhe nisi edhe të villte.

Ai lajmëroi ambulancën dhe mjekët arritën ta qetësojnë shkruan Mirror

Familja është në vetëizolim dhe mjekët i kanë paralajmëruar që të njoftojnë nëse vajzës i rritet temperatura sërish.

Stepdad Dan Collins u ka dërguar një mesazh të tjerëve duke  i paralajmëruar për rrezikun që sjell ibuprofeni.

Shqetësimi i tij vjen vetëm disa ditë pasi ministri i shëndetësisë i Francës, Olivier Veran, tha që ibuprofen mund të përkeqësojë infeksionin.

Ai shkroi: “Anti-inflamatorët (ibuprofen, kortizon …) mund të përkeqësojnë infeksionin. Nëse keni ethe, merrni paracetamol./abcnews.al