Katër mjekë rezultojnë pozitivë, rritet në 31 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Maqedoni

Numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoni është rritur në 31.

Ministria e Shëndetësisë në vend ka informuar se 10 pacientë u testuan për koronavirus këtë pasdite. Nga këta, 5 persona rezultuan pozitivë për Covid-19.

Ministria njoftoi:

“Pozitive është gruaja e një pacienti tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë shëndetësorë, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra”.

Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe njoftoi gjithashtu se nga nesër në spitalin në Dibër do të dërgohen dy mjekë nga Klinika e Pulmonologjisë për të ndihmuar. Filipçe kërkoi gjithashtu që të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave të ndërmarra kundër koronavirusit dhe se nuk do të lejojnë justifikime. /abcnews.al/