I njohur ndryshe si “Hajduti serial”, kush është vrasësi i Xhuljano Bullarit. Pamje nga arrestimi në flagrancë dhe gjetja e armës së krimit të groposur

Policia e Vlorës ka mundur të zbardh vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljano Bullari, i cili u gjet i ekzekutuar brenda një makine në Babicë të Vlorës. Në pranga ka rënë shtetasi 30-vjeçar Bledar Selmanaj, një emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare. Selmanaj njihet ndryshe si Hajduti serial, pasi reazulton i dënuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë, Fier dhe Vlorë, ku pasi vidhte banesat e qytetarëvenë, sendet e vjedhura i shiste në dyqane.

Gjatë arrestimit në flagrancë 30-vjeçarit iu gjet një armë tip pistoletë, por që nuk rezultoi të ishte arma e krimit. Nga kontrollet e kryera në banesën e 30-vjeçarit, policia arriti të sekuestronte armën e krimit të cilën ai e kishte groposur në ambientet e jashtme të shtëpisë.

Policia thekson se shtetasi Bledar Selmanaj kishte njohje të mëparshme me viktimën, të cilin dyshohet se e ka vrarë për motive të dobëta, me armë zjarri, mbrëmjen e datës 20 Gusht.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb