Fjalimi përmbyllës i Ramës, Basha: Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër, Shqipëria është bërë e pajetueshme për fëmijët tanë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha reagoi përmes një postimi në Twitter pas deklaratave të kryeministrit Rama në fjalimin e tij përbyllës të mandatit të dytë qeverisës.

Basha theksoi se asnjë gjë e mirë nuk vjen nga një e keqe e vjetër duke renditur nje sërë problemesh në vendin tonë dhe se në këto 8 vite nuk ka pasur arritje por vetëm korrupsion, varfëri dhe krim.

Postimi në Twitter:
Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në cdo qelizë të qeverisë, varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme. Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare. Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb