Arrestohet 47-vjeçari, i ofroi lekë një vajze të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. I proceduar më parë për hyrje me dhunë në banesën e fqinjës

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se i ka ofruar para një vajze të mitur në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale.

47-vjeçari rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi rezulton i dënuar më parë veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij dhe ndaj një komshieje të cilës i ka hyrë me forcë në shtëpi.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb