“7 mjekë të qendrës shëndetësore të infektuar”, Berisha: Nuk ju bëjnë testin, kufizim kriminal!

0

Ish-kryeministri Berisha përmes një denoncimi në Facebook shkruan se mjekët e ambulancës nr. 1 në Tiranë, janë prekur nga Covid-19.

Sipas Berishës, në këtë ambulancë, që ndodhet te “Ura e Tabakëve”, 7 mjekë i kanë shërbyer për katër ditë me radhë, një pacienti i cili ka rezultuar me Koronavirus, për pasojë i gjithë personeli rezulton i infektuar, shkruan Berisha.

Sipas denoncimit të Berishës, personelit mjekësor të kësaj ambulance, të cilët janë vetkarantinuar, nuk i është bërë testimi.

“Ata kanë kërkuar që t’ju kryhej testi por përgjigja e ka qenë negative dhe për më tepër u është thënë se “nuk kemi çfarë tu bëjmë”, thuhet më tej në statusin e ish-kryeministrit Berisha.

Postimi i plotë:  

Denoncim klamoroz!!

7 punonjesve qe i sherbyen per 4 dite nje te semuri me koronavirus, nuk ju bejne testin as pas kater ditesh vetem per te fshehur krimin ndaj tyre dhe
te gjithe punonjesve te shendetesise qe i kane lene pa asnje mbrojtje.

Miq, ky eshte kufizimi skandaloz dhe kriminal i testimit!

Denoj me ashpersine me te madhe si cinik, mosmirenjohes te pashpirt qendrimin e Edvin Çekap Maskes dhe Ndrikull Hajni Maskes ndaj jetes, sakrifices, vetmohimit te personelit te mjeksise ne teresi dhe ndaj punonjesve te shkelqyer te ambulances 1 te Tiranes.

Shtoj se ky qendrim çnjerezor ka patur si pasoje direkte infektimin ne nivelin me te larte ne bote te punonjesve te shendetesise te Shqiperise.

Shpreh solidaritetin tim te plote ndaj personelit mjekesor te ambulances 1 Tirane, uroj te gezojne shendet te plote dhe kerkoj testimin urgjent te bluzave te bardha heroike!

Ju bej thirrje OBSH, qeverive te vendeve mike dhe partnere te ndihmojne punonjesit e sistemit tone shendetesor te lene pa asnje mbrojte nga narkoqeveria shqiptare.

Lexoni mesazhin e bluzes se bardhe dixhitale! sb

Doktor uroj te jeni mire ju dhe familja.
Po te nis denoncim ne emer te kolegve te mij.
rasti eshte skandaloz ne ambulancen 1 ne Tirane.
Jemi 7 mjeke dhe infermiere dhe laborante te prekur nga virusi nuk na u behet testi prej 4 ditesh!

Jemi një mjek, tre infermierë dhe tre laborantë të Ambulancës nr.1 në Tiranë, pranë “Urës së Tabakëve” dhe i kemi shërbyer për katër ditë me rradhë një pacienti që ka rezultuar me koronavirus. I gjithë personeli rezulton të jetë prekur nga virusi.

Ne na është kërkuar që të izolohemi në kushtete e shtëpisë nga dita e premte kur edhe është konfirmuar pacienti me koronavirus. Personeli yne mjekësor i kësaj ambulance denoncon skandalin se ndonëse kanë kaluar aktër ditë nga momenti që jajnë futur në izolim, ne nuk na është bërë ende testi për të provuar prekjen nga virusi dhe kjo gjë na refuzohet atyre duke mashtruar

“Na u tha se do të na bëhej testi ditën e shtunë. Kemi pritur që dikush të na telefononte, por akush nuk është kujtuar. Jemi detyruar vetë që të kërkojmë që të na bëhej testi, por përgjigjja ka qenë negative dhe justifikimi akoma më absurd, duke na thënë se nuk kemi çfarë tu bëjmë””./abcnews.al