11 ton akullore kancerogjene ju shitën shqiptarëve, flet ish-kreu i AKU-së: Të shkohej menjëherë te importuesi dhe të gjendej kujt i ishin shpërndarë, më kujtohet një rast ordiner me disa lugë e pirunj kur drejtoja unë

Genc Juka, ish-drejtues i AKU, ka qenë i ftuar në një lidhje direkte për Fax News ditën e sotme për të folur për mbi 11 ton akullore kancerogjene të shitura në vendin tonë.

Sipas Jukës, AKU duhej që menjëherë sapo kishte marrë informacionin e shpejtë të shkonte te importuesi dhe të gjente ku ishin shpërndarë këto produkte.

Ai rikujtoi dhe një episod kur drejtonte AKU-në. Disa lugë dhe pirunj kishin dalë të papërshtatshëm dhe AKU në atë kohë i kishte bllokuar menjëherë.

“Duhet ngritur sistemi i informacionit të shpejtë. AKU duhet të lërë një njëri përgjegjës që 24 orë në 24 të kontrollojë emailin për informacionin e shpejtë. Jam shumë i sigurtë që ky informacion është dhënë. Pastaj duhet të lidheshin menjëherë me doganat dhe të gjenin kush është importuesi, të shkonin te ai dhe në mënyrë urgjente të merrnin informacion kush janë ato të nivelit të dytë që kanë marrë produktin. Kjo punë bëhej për 24 orë. Më kujtohet njëherë një ccështje ordinere kur kam qenë drejtues. Disa lugë, pirunj, thika. Kishin përmbajtje jo të përshtatshme. E gjetëm menjëherë dhe e bllokuam”, tha ai.

Më tej ai foli dhe për një rregull të miratur nga ish-Ministri Genc Ruli, që në Shqipëri nuk do të importohen produkte mishi të pa certifikuara nga BE.

“Ku është problemi në të gjithë zinxhirin e importimit të një produkti? Më delikatët se të gjithë janë produktet me origjinë shtazore. Rrjetet e supermarketeve, unë kam pasur një eksperiencë me njërën nga këto kompani dhe i bllokova disa kamiona në port sepse nuk kishin certifikatë veterinare që të tregonte raportin e analizës. Produktet e mishit, ne kemi pas vendos një rregull që të gjithë produktet e mishit, ne importojmë rreth 180 milionë euro në vit mish dhe vjen kryesisht nga Brazili, vendet latine apo Amerika, të ishin të certifikuara nga BE. Ministër Ruli nxori urdhër që do të merrnim mish vetëm të certifikuar nga BE. Në këtë kuadër duhet të ishim te qetë“, deklaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb