Zgjerohet harta, ky është qyteti i radhës ku konfirmohen raste me koronavirus në vend

Numri i personave të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë është rritur trashmë në 186. Shifrat rriten pas komunikimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Kështu, rezulton se listës së qyteteve të prekura në vendin tonë iu shtua edhe një tjetër qytet. Bëhet fjalë për Pukën ku tashmë janë konfirmuar dy raste.

Dy rastet e fundit raportohet të jenë pjesëtarë të së njëjtës familje. Mësohet se ata janë bashkëshortja dhe vajza e të infektuarit të parë në këtë qytet.

Ky i fundit rezultoi pozitiv dy ditë më parë dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës, pasi po trajtohej për sëmundje pulmonare. Pas konfirmimit me Covid 19 ai u shoqërua drejt spitalit infektiv në Tiranë.

Në vendin tonë në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:
– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste /abcnews.al/