“Të ruash qetsinë arma kryesore ndaj koronavirusit”, flet ndihmës infermierja shqiptare e infektuar me COVID 19 në Itali

Ndihmës infermierja shqiptare që punon e jeton në Itali, Valbona Kalaj e prekur me COVID 19 ka folur për Abc News.

Në një bisedë me gazetaren Mirela Milori ndihmësinfermierja ka theksuar se e vetmja armë e fortë për tja dalë nga kjo luftë është ruajtja e qetësisë.

Ndër të tjera ajo ka deklaruar se është e rëndësishme që çdo pacient të jetë i sinqertë dhe të tregojë të vërtetën për mjekët, pasi një gabim i tillë ka shkaktuar dhe infektimin e shumë personave në Itali.

Pjesë nga intervista:

Valbona ti nuk  ke simptoma. Si e zbulove dhe çfarë ndodhi më tej?

Në fillim të rastet që u prezantuan në spitalin tonë ishin në fillim të marsit që pacientët do të vinin në repartin tonë për të bërë interventin apo ndërhyrje të programuara. Unë punoj në kirugjinë që bëhen në mushkri. Ne patëm disa pacientë që në realitet na prezantuan se ishin në gjendje të mirë fizike dhe nuk kishin simptoma të koronavirus dhe pse ne i dinim simptomat. Duke i trajtuar këto pacientë si jo pacientë me COVID 19 në një prej pacientëve i hipi temperature e lartë dhe bllokim frymëmarrje dhe pas alarmimit ne i bëmë edhe tamponin. Nga aty nisën edhe tamponët për të gjithë kolektivin ku unë punoj nga këto kemi dalë 5 pozitivë dhe nuk kemi simptoma.

A ke pasur ndonjëherë nga simptomat që ne dimë apo cilët janë shenjat që ke pasur?

Kisha dy ditë temperaturë ishin të lehta me kalimin e kohës nuk kisha më temperaturë, por kollë të thatë, një ndër simptomat kryesore është temperatore. Tani këto kohët e fundit kam një temperaturë 37.5, një lloj debulese jo shumë fuqi për të levizur këto janë shenjat e parë që një pacient mund të ketë. Testin e parë e kam bërë me 12 mars dhe testin e dytë me 26 mars dhe testi rezultoi pozitiv, dhe duhet të rri edhe 14 ditë të tjera në karantinë. Një pacient që nuk ka simptoma mund të infektojë deri në 10 pacientë të tjerë.

Çfarë mjekimi merr?

Deri tani në Itali nuk ka kurime për koronavirus, kohët e fundit po përdor disa antibiotikë që më përpara për EBOla kanë përdorur për artrit reumatoik dhe një tjetër ilaç dhe disa eksperimenete të tjerë me koronavirus, që kanë dhënë deri diku rezultate. Por pacientë si unë që nuk kanë simptoma të dukshme ndonjë takipirinë, dhe unë do jua këshilluar që të përdorin qumësht të nxehtë e mjaltë, çaj të nxhehtë me limon, takipirin.

Çfarë ndjesie ke kur e kupton se je  me koronavirus?

Në fillim kur është diskutuar ky probem e kemi neglizhuar dhe e kemi cilësuar si grip normal duke thënë se nuk mund të ndodhë në Itali kjo që po ndodh në Kinë. Por kur e ke  të vjen pak frikë duke parë numrin e viktimave, dhe thua se unë e kam dhe sdihet se di do të shkojë puna e rëndësishme në këto raste është konrollimi psikologjik i vetes, pasi nëse rëndojmë gjendjen psikologjike rëndoohet më keq gjendja. Në këto raste nuk mund të bëjmë gje tjëtër pasi kemi të bëjmë me një gjë më të madhe se ne më të madhe se mjekët, më të madhe se shkencëtarët që poluftojnë. Të ruash qetsinë dhe panikun është gjëja numër një.

Ti pate frikë kur e more vesh testin?

Unë jam pak delikate dhe babi im më thoshte se çdo sëmundje të zë ty. Në realitet une fillimisht e mora thjesht si grip dhe nuk kisha frikën, kur na dhanë tamponët kisha ndjesinë se edhe unë do të dilja pozitive. Por ka dhe si unë që e kalojnë në këtë mënyrë. Por ne jemi më të rrezikshëm për ta  përhapur. Pasi nëse do të kemi shenja ne mund ti ruhemi por një person si unë që do të shkojë kudo mund të jetë rrezik për shumë të tjerë.

Mund të flasim pak për protokollet mjeksore që po ndiqen, Italia sot ka prekur një shenjë rekordesh të viktimave.

Në Itali sot ka pasur 969 viktima, shifram ë e lartë, me 1 mars kemi pasur vetëm 5 të vdekur dhe sot kemi arritur që në 27 mars kemi shifrën 969 viktima në 24 orë. Janë shifra që të bën dhe të qash se çfarë është ky armik i përbashkët që nuk po kursen askënd.

Duke pasur një fluks kaq të madh të sëmurësh dhe viktimash në itali ka nisur një protokoll ku shikohen pacientët me patologji terminale dhe lejohet që ato të ikin të parët nga jeta apo çfarë po aplikohet?

Në realialitet kjo është e vërteta më e hidhur pasi ka pas raste që mjekët kanë aplikuar protokollin e luftës ku një i dëmtuar më shumë nuk i kanë dhënë ndihmë. Kjo është hera e parë që unë kam parë që mjekët e kanë të vështirë për ta përballuar këtë realitet. Mjekët që i kanë ndjekur në reanimacione na tregonin këtë realitet, por pastaj ai doli jashtë reanimacionit. Unë kam një rast konkret në këto ditë që ishte kjo lloj situate një paciente që kishte të shtruar të shoqin më therrët. Kur shkova aty e gjeta pacientin duke u dridhur me ethe të karta duke u dridhur, e shoqja më tha se nuk di se si të sillet. Në atë kohë unë sikur e parashikova se situata ishte ndryshe dhe mora urgjencën në telefon dhe i cili ishte i operuar për tumor në kokë.

Valbona ti futesh te personat asimptomatike dhe kane filluar që kur shkojnë në urgjencë nuk tregojnë detaje. Dua tju bësh një thirrje të gjithë këtyre njerëzve që mund të jenë asimptomatik por të tregojnë të vërtetën.

Unë e nisa bisedën duke treguar se si u infektuam, ne e ftuam një pacientë që të bënte operacionin për tumor në mushkri dhe ai nuk na tregoi se kishte të birin që jetonte në një zonë nga ai pacientë është vënë në rrezik jeta e 30 personave staf./abcnews.al