Prej 9 muajsh të zhdukur, nëna shqiptare shpërthen në lot: U gjetën fëmijët e mi, mezi pres t’i përqafoj

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Pas shumë muajsh pritje, ankthi e dhimbjesh, Enkelejda, një grua me origjinë shqiptare, do të mund të ribashkohet së shpejti me fëmijët e saj, të cilët u rrëmbyen nga babai i tyre, ish bashkëshorti i Enkelejdës.

Të dy ishin ndarë për shkak të dhunës që burri (Lorenc Toska) ushtronte ndaj Enkelejdës, e cila jeton në Hamburg, Gjermani. 44 vjeçari, i shihte dy herë çdo dy javë fëmijët. Dhuna e vazhdueshme fizike, ashtu siç tregon Enkelejda, e kishte detyruar të ndahej prej tij e të merrte fëmijët me vete. E kur Enkelejda është larguar drejt Shqipërisë për të rinovuar pasaportën, babai i fëmijëve ka gjetur rastin më të mirë për t’i marrë ata e për t’u larguar jashtë shtetit.

Enkelejda zbuloi disa muaj më vonë se fëmijët mund të ishin në ishullin Tenerife dhe është nisur direkt atje, ku dhe ka vendosur disa postera (foto të fëmijëve), siç raportojnë mediat spanjolle. Në këtë kohë i shoqi e ka telefonuar dhe e ka kërcënuar hapur me jetë, atë dhe fëmijët.

“Unë do të të vras ​​ty, familjen tënde dhe fëmijët e tu”, -raporton media e huaj.

Më tutje babai së bashku me dy fëmijët ishte nisur drejt Portugalisë (në qershor). Pikërisht atje, burri u arrestua ditën e djeshme nga autoritetet. E duket se makthi mbaroi për këtë nënë, e cila ka shpërthyer në lot kur ka mësuar se tashmë ish i shoqi është arrestuar e fëmijët janë mirë me shëndet.

“Policia sapo më tha se babai është arrestuar, nuk mund ta besoja. Dua të shkoj në Portugali menjëherë, të përqafoj fëmijët e mi”

Videon e gjeni Këtu