Panë makinën dhe shkuan t’i largonin, Karabinierët kapin duke kryer marrëdhënie intime çiftin në Milano

Italia është dukë përjetuar një ndër tragjeditë më të mëdha pas Luftës së Dytës Botërore duke shënuar gjatë ditëve të fundit më shumë se 300 të vdekur brenda çdo 24 orëshi.

E gjithë Italia është në karantinë, ekonomia në gjunjë, por gjithsesi jeta vazhdon.

Karabinierët, gjithnjë vigjilentë, sidomos pas krizës së koronavirusit, iu drejtuan një makine të parkuar në një rrugicë të Milanos për të këshilluar ata që ishin brenda që të kteheshin në shtëpi, por duket se kishin shkuar në momentin e gabuar.

Siç raportonë TgCom, brenda makinës ata gjetën një çift duke kryer marrëdhënie seksuale edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar dalja jashtë apo shoqërimi me të tjerë.

Brenda makinës ishte një burrë 40 vjeç nga Tunizia dhe një 23 vjeçare me origjinë nga Egjipti.

Epo, koronavirusi po na ndryshon modelin e të jetuarit të paktën për disa kohë, por duket se nuk po ndikon tek të gjitha sjelljet. /abcnews.al