Dy me koronavirus në Roskovec, kryeplaku i fshatit: Kemi izoluar ata që patën kontakte, nuk ka vend për frikë

Policia ka bllokuar tashmë fshatin Mbërs të Roskovecit për shkak të një çifti që ka rezultuar me koronavirus. Bëhet fjalë për çiftin Misiri, të cilët tashmë janë pozitiv dhe gjenden në ambientet e spitalit Infektiv.

Abc News ka intervistuar kryeplakun e fshatit, i cili shprehet se familja e prekur nga koronavirusi nuk ka shumë kontakte në Mbërs edhe pse bashkëfshatarët janë shumë të frikësuar.

Ai gjithashtu tregon se bashkëshortja 61 vjeçare, e cila kishte qenë në Itali dhe ishte infektuar, merrte gjashtë deri në shtatë insulina në ditë për shkak të problemeve me diabetin.

E shoqja është rëndë dhe ka qënë shumë e sëmurë. Bënte gjashtë deri në shtatë insulina në ditë. Nuk kanë patur shumë kontakte në fshatin Mbërs, por më shumë me Roskovecin dhe tregjet. Kemi një taksist që ka patur kontante me ata dhe u kemi thënë që të mos lëvizin”, shprehet kryeplaku i Mbërsit duke theksuar se familja nuk ka patur shumë kontakte në fshat.

“Kemi dezinfektuar qendrën shëndetësore, i kopshtit të fëmijëve., rrugëve kryesore të fshatit, etj. Ata as nuk kanë shkelur fare në fshat. Këtë po e bëjmë për të hequr frikën më shumë. Kemi disa pensiuonistë në fshat që marrin ushqime dhe pensionet dhe do të kërkojmë vendosjen e një makine“, vijon ai.

Fieri ka gjashtë të konfirmuar aktualisht me koronavirus dhe tre vatra të pavarura nga njëra-tjetra.

Njëra vatër me dy të prekur është në Mbërs,një tjetër me tre të prekur në Ndërmënas dhe një vatër me një të prekur në Patos. /abcnews.al

Pas kërkesës për shumë teste, OBSH jep paralajmërimin e prerë për ata që janë prekur nga koronavirusi

Një mesazh i qartë dhe i prerë ai i drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë: për të frenuar pandeminë e koronavirusit duhen bërë sa më shumë teste. Ai paralajmëroi se nuk janë të rrezikuar vetëm të moshuarit pasi janë prekur dhe fëmijë dhe të rinj.

“Mesazhi jonë i qartë është: teste, teste, teste” tek cdo rast i dyshuar për koronavirus. Është kjo deklarata e prerë e drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp për situatën e krijuar në të gjithë botën.

Ai u shpreh se kjo është një krizë shëndetësore që shënon epokën tonë dhe javët e muajt në vazhdim do të jenë një sfidë dhe për sa i përket besimit tek shkenca. Si dhe një test për solidaritetin pasi kriza si këto nxjerrin në pah më të mirën dhe më të keqen tek njeriu.

Ai konfirmoi se bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë dhe pse provat konfirmojnë se më të rrezikuarit janë ata 60 vjec e sipër, viktima ka pasur dhe tek të rinjtë.

Sipas OBSH-së përballë situatës së një përshkallëzimi të shpehtë të situatës, nuk ka pasur një reagim po aq të shpejt për sa i përket masave të izolimit social apo bërjes së testeve.

Personat e infektuar me Kovid19 mund të infektojnë të tjerët dhe dy javë pasi të jenë shëruar, shtoi drejtori iOBSH-së duke këshilluar se dhe nëse nuk ka simptoma sërish izolimi mbetet një masë e sigurtë mos infektimi. /abcnews.al

Koronavirus/ Si të mbroni shëndetin mendor gjatë kësaj pandemie?

Koronavirusi e ka zhytur botën në pasiguri dhe lajmet e vazhdueshme për pandeminë mund të jenë ndonjëherë “të pamëshirshme”. E gjitha kjo sigurisht që ndikon te shëndeti mendor i njerëzve që përballen me çrregullime si ankthi për shembull.

Të qenit i shqetësuar për gjithë çfarë po ndodh është e kuptueshme, por nuk duhet anashkaluar fakti se mënyra e trajtimit të pandemisë mund t’i përkeqësojë problemet e shëndetit mendor.

Frika se mund të mos e kesh situatën në kontroll ose mund të jesh i/e paaftë për t’u përballur me vështirësitë është një nga elementet më të zakonshme të çrregullimeve të ankthit.

Pra, si mund ta mbrojmë shëndetin mendor?

1.Kufizoni lajmet dhe kini kujdes se çfarë lexoni

Leximi i shumë lajmeve për koronavirusin ka ndikuar që njerëzit të kenë atak paniku. Te qëndruarit larg faqeve të internetit – burimet e të cilave nuk janë të sigurta – ndikon pozitivisht te shëndeti mendor. Sigurisht që informimi është i rëndësishëm, por tregohuni selektivë në lidhje me çfarë dhe ku do të lexoni.

2.Një tjetër pikë e rëndësishme është kufizimi i kohës së shpenzuar në rrjete sociale. Nëse nuk ndiheni mirë, shmangini këto platforma.

3.Lani duart – por mos e teproni

Për njerëzit që vuajnë na OCD ose lloje ankthit, të dëgjuarit e “lani duart” mund të jetë e vështirë.

Lily Bailey, autore e një libri për OCD, thotë se “larja e duarve mund të jetë një nxitje për njerëzit që prej kohësh përpiqen të mbajnë nën kontroll OCD” (sindroma obsesive dhe detyruese).

4.Qëndroni në kontakt me njerëzit

Tani është koha përfekte për të qenë në kontakt me njerëzit. Sigurohuni t’i kontaktoni dhe të flisni. Të gjithë po përjetojmë të njëjtën gjë, ndaj situata është deri-diku lehtësisht e menaxhueshme. Përpiquni të jenë produktivë. Lexoni. Gatuani. Kërceni. Bëni çfarë ju sjell në humor.

5.Kemi nevojë për diell

Sigurohuni që t’i ndjeni rrezet e diellit t’ju bien në fytyrë (Kujdes: Vendosni SPF). Truri ka nevojë për diell, ndaj dilni në dritare/ballkon dhe shijoni një lëng portokalli. Bëni stërvitje. Hani mirë dhe qëndroni të hidratuar.

Specialistët e shëndetit mendor sugjerojnë:

a.Pranoni pasigurinë që po përjetoni dhe mos mendoni gjatë.

b.Mos reagoni. Thjesht pushoni dhe merrni frymë.

c.Mos besoni gjithçka që mendoni. Mendimet nuk janë fakte. Bindeni veten që mundeni.

d.Mos u përpiqni më shumë seç duhet të bllokoni mendimet. Lërini të rrjedhin. Nuk është e domosdoshme t’u jepni përgjigje. Gjithçka do të kalojë.

e.Përqëndrohuni tek e tashmja. Vini re frymëmarjen, ndjesitë. Shikoni gjërat që mund t’i prekni, mund t’i dëgjoni ose nuhatni. Tani për tani, përqëndrohuni te këto gjëra. Mos e shkëpusni mendimin diku gjetkë./abcnews.al

 

“Shqiptarët ndërgjegjësohen, qëndrojnë në shtëpi”, në Vlorë dhe Shkodër rrugët e boshadisura

Qytetarët nëpër rrethe duket se dita ditës janë ndërgjegjësuar dhe po i përgjigjen thirrjes së autoritete për të qëndruar në vetëizolim. Këtë të martë nisin dhe masat më të ashpra ndaj të moshuarve të cilët nuk lejohen të dalin nga shtëpia dhe ndaj këmbësorëve të cilët nuk lejohen që të dalin nga shtëpia pas orës 18.00 në rrugë pasi do të gjobiten.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se në krahasim me ditën e djeshme lëvizja e qytetarëve është më e pakët. Nder te tjera ai ka bërë një apel për të gjithë vlonjatët që të qëndrojnë në stapi në të mirë të vetes, të familjarëve dhe shoqërisë.

Gjithahstu duket se dhe shkodranët janë sensibilizuar më shumë këtë të martë me thirrjen qëndroni në shtëpi. Gazetari i ABC News Simon Shkreli raporton se lëvizja e qytetarëve këtë mëngjes ka qenë më i ulët në krahasim me një ditë më parë dhe vetëm në qarkullim janë vetëm makinat e autorizuara për të lëvizur gjithashtu, forcat e pakta të policisë dhe të ushtrisë vijonë që të largojnë ato pak njerëz që qëndrojnë në lulishte.

Ndërkohë ai ka bërë me dije dhe rastet që shumë shkodranë për arsye të ndryshme kanë qenë jashtë vendit dhe si pasojë mbylljes së kyfinjve tashmë kanë ngelur pa u kthyer./abcnews.al

Dy persona me koronavirus, policia bllokon fshatin në Roskovec

Policia dhe ISHP kanë futur në karantinë fshatin Mbërs të Roskovecit pas konfirmimit të dy personave me koronavirus.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se policia ka ngritur dy postblloqe në hyrje dhe në dalje të fshatit duke mos lejuar askënd të dalë ose të futet.

Lëvizja po u lejohet vetëm makinave të autorizuara si edhe atyre që bëjnë furnizimin me ushqime.

Vendimi për izolimin e fshatit erdhi pas konfirmimit të dy bashkëshortëve me koronavirus. Fillimisht u konfirmua bashkëshortja 61 vjeçare dhe tre ditë më vonë edhe bashkëshorti i saj.  /abcnews.al

Global coronavirus infections outpace China cases – BBC News

Global coronavirus infections outpace China cases – BBC News
New York City is closing schools on Monday, and restaurants, bars and other venues a day later in an effort to halt the spread of the deadly coronavirus.

Mayor Bill de Blasio said he decided to act because “our city is facing an unprecedented threat, and we must respond with a wartime mentality”.

Separately, the US is extending its European travel ban to include the UK and Republic of Ireland.

The US has confirmed 69 deaths linked to the pandemic and 3,774 infections.

New York City – which has the population of more than eight million – has recorded five deaths. Each of the victims – aged 53 to 82 – had underlying health conditions, officials say.

Please subscribe HERE http://bit.ly/1rbfUog

Koronavirusi dhe spiunazhi, si veprojnë shërbimet sekrete teksa përballemi me një sëmundje globale

Në vështrim të parë shërbimet sekrete dhe pandemia Corona nuk kanë të bëjnë asgjë. Por megjithatë shërbimet sekrete në këtë botë kanë në fokus edhe sëmundje globale. Përse? Si veprojnë ato në raste të tilla?

Në fund të vitit 2002 shpërtheu SARS me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, një virus i ngjashëm me Coronan, pandemia e parë asokohe në shekullin e 21 që sapo kishte nisur. Nga Kina Jugore virusi u përhap në botën e globalizuar duke shkaktuar rreth 800 viktima.

Por qeveria dhe Partia Komuniste në Kinë fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes. Sikurse zbuloi gazeta gjermane “Die Welt”, shërbimi gjerman i informimit, BND, (Shërbimi federal i Informacionit) megjithatë kishte dijeni javë përpara se të jepej lajmi zyrtar për virusin SARS dhe përhapjen e tij. Këto informacione iu përcollën qeverisë dhe autoriteteve të shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qarqet e sigurisë, BND asokohe kishte dëgjuar telefonatat dhe komunikimet e qeverisë kineze. Prej kësaj agjentët gjermanë përfituan jo vetëm informacionin për sëmundjen, por edhe strategjinë fillestare të qeverisë kineze për ta mbajtur të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

Një gamë e gjerë mjetesh e shërbimeve sekrete të SHBA-së

Sipas të dhënave aktuale nga mediat, në mënyrë të ngjashme veprojnë aktualisht kundër krizës Corona edhe shërbimet sekrete të SHBA-së: Si agjencia e lajmeve Reuters edhe Yahoo News njoftojnë njëzëri, se drejtori i Shërbimit Kombëtar të Informacionit, në varësi të të cilit janë tërësia e 17 shërbimeve informative të SHBA-së e po ashtu edhe ai i Shtëpisë së Bardhë, mbledh dhe analizon të gjitha të dhënat aktuale për prejardhjen, zhvillimin, përhapjen dhe luftimin e virusit Corona. Në asnjë mënyrë kjo nuk i është besuar vetëm shërbimit të njohur të SHBA-së të kundërzbulimit CIA.

Si një ndër vendet e pakta SHBA ka një shërbim të vetin informativ për të dhëna mbi shëndetin dhe mjekësinë, Qendra Kombëtare e Inteligjencës për Mjekësinë (NCMI), që është në varësi të shërbimit ushtarak të inteligjencës DIA (Defense Intelligence Agency).

Për të mbledhur infromacione për Corona, sikurse mësohet nga burime të mriëinformuara, për këtë rast shërbimet e SHBA-së përdorin një gamë të gjerë mjetesh për përftimin e informacionit. Thënë më qartazi, për ta arritur këtë nuk analizohen e kërkohen vetëm informacione relevante në të gjitha drejtimet si nformacione zyrtare, mediat, burimet online apo edhe rrjetet sociale. Por shërbimet e SHBA-së venë në përdorim të gjtihë arsenalin e mjeteve të inteligjencës, nga ajri e imazhet satelitore e deri tek informacioni i agjentëve dhe përgjimi i komunikimeve.

Ajo që u intereson në veçanti spiunëve natyrisht vishet me mantelin e heshtjes profesionale. Parimisht megjithatë duhet të merret parasysh, që SHBA akseset e veta të shërbimit të inteligjencës i vë në përdorim më intensivisht tani në krizën e Coronës kryesisht në Kinë dhe në Iran.

Agjentët në udhëheqjen kineze apo informacionet në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë p.sh. mund të pyeten për shifrat e padeklaruara, rrugët e panjohura të përhapjes ose strategjitë për luftimin e virusit; e nëse përgjuesit amerikanë ndërhyjnë në komunikimin qeveritar, atëherë kjo do të thotë që tani dëgjohet veçanërisht me kujdes kur bëhet fjalë për virusin Corona.

Çfarë sjell kjo?

Spiunazhi dhe shërbimet sekrete nuk mund ta shërojnë Coronën dhe as ta ndalojnë atë. Por ato mund t’u japin informacione më të mira vendimarrësve dhe – në rastin më ideal – të mundësojnë vendime të informuara. Në këtë mënyrë mund të pakësohet pasiguria, mund të kuptohet më mirë se si përhapet sëmundja, mund të vlerësohen më mirë planet dhe kapacitetet për zbatimin e tyre në botën e jashtme.

E natyrisht synohet edhe që të vlerësohet dhe të kuptohet dëmi politik dhe ekonomik. Kjo ka të bëjë edhe me fushatat në rritje të desinformimit dhe ashpërsimin gjithnjë e më shumë të akuzave të ndërsjellta për fajin e përhapjes së pandemisë.

Në fakt shërbimet sekrete në krizën Corona bëjnë të njëjtën gjë që ato e bëjnë gjithmonë: ato sigurojnë informacionin, tek i cili normalisht nuk ka askush akses. Kjo vlen kryesisht për shtete si Kina ose Irani, ndaj informacioneve zyrtare të të cilave në përgjithësi ka pak besim. E po ashtu edhe me mbylljet e kufijve, ndalim-qarkullimin, mbyllen njëkohësisht edhe kanalet zyrtare ose të hapura të informacionit dhe komunikimit. Shërbimet mirëfunksionuese të inteligjencës në këtë rast ndihmojnë./DW

Qytetarët thyejnë rregullat, paraqiten vetë tek Infektivi

Numri i personave të prekur me koronavirus është zyrtarisht 51 në Shqipëri, pasi u konfirmuan 9 raste të reja vetëm ditën e djeshme. Ndërkaq, gazetari Juxhin Mustafaraj në një lidhje direkte nga spitali Infektiv në Tiranë që është kthyer tashmë në karantinë, raporton se vijon papërgjegjshmëria e qytetarëve.

Siç shihet nga pamjet qytetarët të cilët kanë simptoma të ngjashme me Covid-19 vijojnë të shkojnë fizkisht pranë spitalit infektiv për të kërkuar ndihmë, duke u kthyer kështu në rrezik për shoqërinë por edhe për personelin.

Nga ana tjetër këtë mëngjes nuk ka patur paraqitje të ambulancave pranë spitalit me raste të dyshuara, por do të jetë ministria e Shëndetësisë ajo që do të japë të dhënat e fundit zyrtare.

08:25 Njëri me koronavirus, 15 ministra futen në karantinë

15 ministra të qeverisë polake janë futur në karantinë pasi u konfirmuar pozitiv me koronavirus një kolegu i tyre. Bëhet fjalë për ministrin e Mjedisit të Polonisë, Michal Wos, i cili doli pozitiv mbrëmjen e së hënës, shkruan abcnews.al.

Ministrat janë futur në karantinë pasi kishin zhvilluar një mbledhje qeverie më datë 10 mars.

Ndërkohë, mësohet se 9 nga 24 ministrat bashkë me kryeministrin nuk kishin qenë në atë mbledhje, kurse atyre që gjenden në karantinë u janë marrë tamponët dhe priten të dalin rezultatet, raporton BBC.

Polonia tani ka 177 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 4 të vdekur.

08:20 Vdiqën 349 persona, por e djeshmja mund të jetë një ditë e madhe për Italinë

Italia, shteti më i prekur nga koronavirusi në Evropë, regjistroi të hënën 3,233 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të prekurve nga Covid-19 në vend shkon në 27,980 persona duke e bërë Italinë vendin e dytë në botë më të prekur nga pandemia.

Në vend të parë qëndron Kina me 80,880 raste të konfirmuara.

Nga shifrat e njoftuara mbrëmjen e së hënës nga komisioneri për emergjencat, Angelo Borrelli në një konferencë për shtyp tregojnë se vetëm brenda 24 orëve në Itali kanë ndërruar jetë, jo pak, por 349 persona.

Por, edhe pse numrat vazhdojnë të mbeten të lartë, e vetmja gjë pozitive që u vu re sot është se të dielën numri i viktimave ishte më i madh dhe ka gjasa që virusi të ketë arritur kulmin dhe tani kurba të ketë filluar rënien.  Të dielën humbën jetën si pasojë e Covid-19, 368 persona. Pra, 19 persona më shumë se të hënën.

Gjithashtu, duket se kemi një ulje edhe në numrin e personave të infektuar brenda një dite.

Numri i personave të infektuar vetëm të dielën ishte 3,590 ndërsa gjatë ditës së sotme u regjistruan 3,233 raste të reja me koronavirus. Pra, të hënën u sëmurën 357 persona më pak se të dielën.

Sipas shembullit të Kinës, nëse shifrat vijojnë edhe sot të ulen, atëhere e djeshmja mund të cilësohet si një ditë shprese për Italinë edhe pse vdiqën 349 persona.

Ndoshta kjo mund të jetë një shenjë që kurba e epidemisë në Itali e ka arritur pikun dhe po vjen drejt uljes. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim nëse trendi do të vazhdojë të jetë zbritës.

07: 45 Theu karantinën, 700 mijë lekë gjobë dibranit

Policia e Dibrës ka gjobitur një 27 vjeçar i cili ishte kthyer nga Italia dhe ka thyer rregullin e vetëkarantinit.

Sipas informacione bëhet me dije se 29 vjeçari E. S.,ishte kthyer nga italia me datë 03.03.2020 dhe është njoftuar nga specialisti i Policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar.

Gjatë kontrolleve që ka bërë, Policia ka konstatuar se ky shtetas ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij. Për shkeljen e kësaj mase Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë.

07: 42 “Shqipëria në vetëizolim”, Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton se ku mund të paguhen faturat

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vendin tonë ka bërë një njoftim për të gjithë abonentët.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat  UKT bën me dije se të gjithë abonentët se duke filluar nga data 17.03.2020, qytetarët do të mund të marrin shërbim vetëm në Zyrat Qendrore dhe Pika UKT rruga “Petro Nini Luarasi”, Tregu Elektrik dhe Pika UKT rruga “Bardhyl” nga ora 08:00-16:00.

Ndër të tjera në njoftimin e tij thekson se për kryerjen e pagesave të faturave të ujit qytetarët mund të përdorin këto kanale alternative: Aplikacionet Bankare  e-Banking, Easy Pay, Ëestern Union dhe AK Invest.

WATCH: Washington governor gives coronavirus update — March 16, 2020

WATCH: Washington governor gives coronavirus update — March 16, 2020
Stream your PBS favorites with the PBS app: https://to.pbs.org/2Jb8twG
Find more from PBS NewsHour at https://www.pbs.org/newshour
Subscribe to our YouTube channel: https://bit.ly/2HfsCD6

Follow us:
Facebook: http://www.pbs.org/newshour
Twitter: http://www.twitter.com/newshour
Instagram: http://www.instagram.com/newshour
Snapchat: @pbsnews

Subscribe:
PBS NewsHour podcasts: https://www.pbs.org/newshour/podcasts
Newsletters: https://www.pbs.org/newshour/subscribe

Njëri me koronavirus, 15 ministra futen në karantinë

15 ministra të qeverisë polake janë futur në karantinë pasi u konfirmuar pozitiv me koronavirus një kolegu i tyre. Bëhet fjalë për ministrin e Mjedisit të Polonisë, Michal Wos, i cili doli pozitiv mbrëmjen e së hënës, shkruan abcnews.al.

Ministrat janë futur në karantinë pasi kishin zhvilluar një mbledhje qeverie më datë 10 mars.

Ndërkohë, mësohet se 9 nga 24 ministrat bashkë me kryeministrin nuk kishin qenë në atë mbledhje, kurse atyre që gjenden në karantinë u janë marrë tamponët dhe priten të dalin rezultatet, raporton BBC.

Polonia tani ka 177 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 4 të vdekur.  /abcnews.al

Koronavirus/ Tom Hanks dhe e shoqja dalin nga spitali – Abc News

Aktori amerikan Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson kanë dalë nga një spital në Australi pasi u kuruan për koronavirus, shkruan CNN.

Çifti është futur tani në vetkarantimin në shtëpinë e marrë me qera në Queensland, pasi njoftoi javën e kaluar se kishte dalë i infektuar me koronavirus.

Ata ishin në Gold Coast ku Hanks bëri një film për Elvis Presley. Prodhimi i filmit është lënë në pritje.

Të dy burrë e grua janë ndër 375 rastet e konfirmuara me koronavirus në Australi.

Hanks, 63 vjeç, shkroi në Instagram të enjten e kaluar se ishte infektuar me virusin. “Ndiheshim pak të lodhur, sikur kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita pati disa dridhje, që shkonin e vinin. Edhe ethe të pakta,”tha ai në postim.

Më vonë Hanks shkroi një mesazh tjetër, duke falënderuar cilindo që atje po kujdesej aq shumë për ta./abcnews.al