LAJM I FUNDIT/ Komiteti Teknik i Ekspertëve publikon shifrat alarmante: Është rritur me 5 herë incidenca e infektimeve në dy javë

Ad Blocker Detected

Our website is made possible by displaying online advertisements to our visitors. Please consider supporting us by disabling your ad blocker.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik  Albana Fico, gjatë fjalës së mbledhur në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, paraqiti situatën pandemike në vend përmes shifrave.

Fico theksoi se gjatë dy javëve të fundit është rritur me 5 herë incidenca e infektime e rasteve aktive. Ajo evidentoi gjithashtu dhe qytetet më të prekura në vend të cilat janë: Shkodra, Tirana, Vlora, Saranda dhe Malësia e Madhe.

Siç është vënë re edhe në vendet e tjera të botës ka patur një rritje të incidencës së infektimeve më shumë se në Shqipëri.

Përpara se të vijojmë do desha të ndaj me ju disa nga indikatorët. Mesatarja e rasteve javore ka shkuar në 482. Numri total i rasteve aktive në vend është rritur në 5928 që çon në rritjen e incidencës javore me 5 herë se sa 2 javë më parë. Për sa i përket pozitivitetit dhe raportit meshkuj femra, ato janë në raportin 52% me 48%. Raporti i fataliteteve është 1.8 %.

Dua tju sjell në vëmendje se grupmoshat 35 deri në 66 vjec ka rritje të rasteve të reja.

Qytetet me incidencën më të lartë janë Shkodra, Tirana, Vlora, Saranda dhe Malësia e Madhe“, tha Fico.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb