“Shembull frymëzimi për brezat e rinj”, mjekja në pension rikthehet në punë për shkak të situatës së pandemisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për profesionin mjekëve. Në një foto të publikuar të mjekes gjinekologe, Meta shkruan se është një shembull frymëzimi për brezat e rinj.

Gjithashtu Meta shkruan se në këtë situatë të vështirë pandemi vjen në jetë dhe i shëndetshëm një foshnje në spitalin e Peqinit. Duke falenderuar edhe mjeken gjinekologe Burbuqe Ajazi, Presidenti thekson se edhe pse ka mbushur moshën e pensionit ajo është rikthyer në punë për ti ardhur në ndihmë stafit për shkak të situatës së pandemisë.

Statusi:

“Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve. Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë 🔴COVID-19 mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi👶 shumë të bukur! 😍Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. 🙏💐Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi”, shkruan Meta.