Home Health Më shumë se 6.6 milionë anglezë mund të jenë të infektuar me...

Më shumë se 6.6 milionë anglezë mund të jenë të infektuar me koronavirus

6

Më shumë se 6.6 milionë anglezë mund të jenë të infektuar me koronavirus. Të paktën kështu thuhet në të dhënat e një aplikacioni që gjurmon simptomat e koronavirusit tek personat që e përdorin.

Aplikacioni i quajtur “The COVID Symptom Tracker”, është krijuar nga shkencëtarët në Kolegjin King në Londër, dhe është shkarkuar më shumë se 650,000 herë që në 24 orët e para pasi u lançua këtë javë.

Që prej ditës kur u laçua, aplikacioni ka zbuluar se 10 për qind e personave që janë regjistruar në të i kanë pasur simptomat e koronavirusit, si temperatura, kolla dhe lodhja, shkruan abcnews.al

Autoritetet e Shëndetit në Angli, deri më tani, nuk u bëjnë testime personave që nuk janë në spital, kështu që ky aplikacion konsiderohet si një mënyrë jo-zyrtare për të pasur një ide për numrin e të infektuarve.

Nëse shkalla e infeksionit një në çdo 10 persona aplikohet në popullatën e Mbretërisë së Bashkuar prej 66 milion banorësh, kjo mund të nënkuptojë 6.6 milion ose më shumë persona janë të infektuar.

Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se së shpejti do të jenë gati testet që janë blerë dhe do të dërgohen në shtëpitë e personave me simptoma. /abcnews.al