Kryeqyteti Abdulhamid – Episodi 55

Seriali Abdylhamit – Kryeqyteti, shpjegon periudhën e vështirë për ekzistencë të Perandorisë Osmane dhe sundimin 33-vjeçar prej vitit 1876 të Sulltan Abdulhamitit, i njohur edhe me titullin “Prijësi i Shenjtë” (Ulu Hakan) është produkcion i kompanisë “Es Film”. Xhirimet e serialit janë zhvilluar në platonë e Seka Filmit në qytetin Koxhaeli (Kocaeli), ndërsa regjisor i serialit është Serdar Akar. Ndërkaq rolin e Sulltan Abdulhamit Hanit e luan aktori Bylent Inall (Bülent İnal).

Ky serial do të sjell në ekran periudhën më kurioze dhe më të diskutuar të historisë së Perandorisë Osmane të sundimit të Sulltan Abdulhamiti gjatë kohës kur territoret osmane ishin pre e manipulimeve botërore. Sulltan Abdulhamit Han gjatë sundimit të tij 33-vjeçar me mendjemprehtësinë e tij arriti të mbajë në këmbë Perandorinë me të gjitha forcat, ndërsa në serial do të sillen 13 vitet e fundit të sundimit të tij.
Payitaht Abdulhamit do të sjell në ekran për teleshikuesit tregimin e këtij njeriu zemërmadh, i cili iu kundërvu shteteve perëndimore deri sa ata dëshironin të dizajnojnë “shekullin e ri” me ngjarjet që u jetuan në 13 vitet e fundit të Sulltan Abdulhamit Han i 2-të.

Në “Payitaht Abdulhamit”, do të përcjell ngjarjet kryesore të shekullit të 20-të të jetuara gjatë sundimit të Abdulhamitit, do të zë vend edhe Lu.fta e Greqisë e cila përfundoi me fitoren e osmanlinjve pas një kohe të gjatë.
Në këtë serial do të përcillet edhe periudha kur nga Sulltani u kërkuan territoret palestineze pas kongresit të 1-rë, të cilat sulltani i mbrojti vendosmërisht. Ndërkaq do të trajtohet edhe një projekt tjetër i suksesshëm i Sulltanit, ai i linjës hekurudhore të Hixhazit si dhe ngjarjet tjera të rëndësishme të asaj periudhe.

Në rolet kryesore janë Bylent Inal (Bülent İnal), Ozlem Xhonker (Özlem Conker), Selen Oztyrk (Selen Öztürk), Akën Akënozy (Akın Akınözü), Ezgi Ejubollu (Ezgi Eyuboğlu), Hakan Bojav (Hakan Boyav), Sajgën Sojsall (Saygın Soysal) dhe Umut Kurt. Përveç 50 roleve kryesore në serial merr pjesë edhe një kuadër i madh i aktorëve rreth 400-500 aktorë dhe figurantë. Herë pas here me teleshikuesit do të takohen edhe mjeshtrit e aktrimit. Në xhirimet e serialit merr pjesë ekipi teknik prej 120 personave.