Kontaktet me pacienten me COVID 19, infektohet mjekja kardiologe në Korçë

Korça ka shënuar sot rastin e 12 me koronavirus. Burime për ABC News kanë njoftuar se ajo është një mjeke kardiologe nga ky qytet.

Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja mësohet se ajo është një kardiologe, që i ka shërbyer një prej të infektuarve të parë, zonjës nga Liboniku i Korçës.

Kujtojmë këtu që kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj u infektua nga mbesa që u kthye nga Italia. Për momentin gjendja shëndetësore e mjekes 52 është e qëndrueshme.  Ajo së bashku me familjarët e saj janë vetëkarantinuar në banesë.

 

Gazatari Aldo Kozarja raportoi për abcneës.al se dyshohet se mjekja ka patur kontakte të shumta me persona të tjerë gjatë kësaj kohe.

Në orët në vijim pritet që të qartësohet edhe fakti se si është infektuar mjekja nga koronavirusi. /abcnews.al