Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në stafin mjekësor në Kosovë

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus brenda stafit mjekësor në Kosovë. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një infermiere e cila kujdesej për pacientët me Covid-19.

Klinika Infektive e Kosovës, ka njoftuar se deri më tani janë duke u trajtuar gjithsej 34 pacientë me koronavirus. Mes tyre është edhe një infermiere. Mes pacientëve që ndodhen në spital, raportohet se 26 prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme dhe ndërsa 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno-terapi.

Deri më tani, Kosova numëron 86 raste të konfirmuara me koronavirus dhe një viktimë.