Banorët e Kallmetit në Lezhë të frikësuar pas rastit të parë, izolohet familja infermieres

Pas identifikimit të rastit të parë me COVID 19 në Kallmet te Lezhës situata në fshat, ka ndryshuar.

Të moshuarit janë më të kujdesshem.  Ndërsa të rinjte duken se nuk e kanë marrë seriozisht situatën.

Banorët e Kallmetit tregojnë për gazetarin e abcnews.al Gjergj Figuri se familja e infermieres eshte vete izoluar dhe se nuk i kanë takuar.

Te moshuarit nuk e fshehin frikën.

Rastet në Lezhë janë rritur sërish. Pas analizave të bëra kanë rezultuar pozitiv sërish personel në spitalin e Lezhës dhe një qytetar duke shkuar në 4 numri i të infektuarve me COVID 19./abcnews.al