Vazhdon të rritet me ritme shqetësuese numri i personave të prekur dhe atyre që ndërrojnë jetë si pasojë e koronavirusit në Spanjë.
Vëtëm gjatë ditës së sotme vendi ka konfirmuar 6,673 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të sëmurëve në rang kombëtar në 56,188.
Nga ana tjetër, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, si paspjë e Covid-19, në Spanjë kanë ndërruar jetë 442 duke e çuar bilancin total në 4,089.