Skip to content
Home » OBSH nis provat klinike për “kurën” ndaj koronavirusit, testohen katër lloje barnash të licensuara

OBSH nis provat klinike për “kurën” ndaj koronavirusit, testohen katër lloje barnash të licensuara

OBSH ka nisur tashmë studimin që do të merret me provat klinike për gjetjen ose krijimin e një medikamenti që mund të përdoret kundër koronavirusit.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh të mërkurën se do të nisej një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit.

Ky përshpejtim në studim vjen si një “përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.” Sipas OBSH, do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të liçensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera.

Njoftimi:

OBSH nis studimin e provave klinike shumëkombëshe për përshpejtimin e kërkimeve për barnat ndaj #koronavirusit

Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha të mërkurën se OBSh do të nisë një studim kërkimor me shumëkahësh e shumëkombësh provash klinike për testimin e terapive të mundshme ndaj koronavirusit, si pjesë e një përpjekje agresive për të t’i dhënë hov kërkimit global të barnave për të trajtuar Covid-19.

Do të testohen katër barna ose kombinime barnash, të liçensuara dhe të përdorura tashmë për sëmundje të tjera, tha Dr. Tedros në fjalën e tij të hapjes në konferencën për media për COVID-19 më 18 mars. Dhjetë shtete kanë shprehur tashmë gatishmërinë për të marrë pjesë në studim.

“OBSh-ja dhe partnerët e saj janë po organizojnë pra një studim në shumë vende, ku disa prej këtyre trajtimeve të paprovuara krahasohen me njëri-tjetrin”, tha ai gjatë konferencës për media në Gjenevë, duke shtuar se ky studim i madh, ndërkombëtar, i cili është hartuar për të gjeneruar të dhëna të plota e të sakta që na duhen për të vlerësuar se cilat trajtime janë më efektive, është quajtur studimi i #SOLIDARITETIT.

“Studimi i #SOLIDARITETIT ofron procedura të thjeshtuara për të mundësuar edhe pjesëmarrjen e spitaleve që ndërkohë kanë qenë të mbingarkuara”, tha Tedros, duke theksuar se “shumë shtete kanë konfirmuar tashmë se do t’i bashkohen studimit të #SOLIDARITETIT – Argjentina, Bahreini, Kanadaja, Franca, Irani, Norvegjia Afrika, Spanja, Zvicra dhe Tajlanda – dhe besoj se do t’i bashkohen edhe shumë të tjerë”.