Covid-19/ Sërish bilanc i frikshëm në Kosovë, 14 viktima dhe 2541 raste brenda 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se në 24-orët e fundit janë shënuar 14 viktima dhe 2541 raste të reja me Covid 19.

Sot janë shëruar 604 qytetarë, ndersa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

Njoftimi i plotë:

25 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb