245 shoferëve të pabindur u hiqet patenta për 3 vjet

Policia u ka hequr patentën për tre vjet 245 shoferëve gjatë 24 orëve të fundit, të cilat nuk i janë bindur urdhrit duke lëvizur në rrugë pa patentë.

Në disa qytete, jo vetëm që kanë dalë pa autorizim, por shoferët janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Në Cërrik një 40- vjeçar u kap duket drejtuar makinën në gjendje të dehur dhe mbi të gjitha ka kundështruar me forcë policinë Për pasojë ai është arrestuar, mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale ”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ndërkohë, një 29 vjeç me inicialet A. A në Fier, po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Në Dibër, është ndaluar një 23-vjeçar u kap duke drejtuar furgonin pa dokumentacion dhe pa patentë. /abcnews.al