Treni me shpejtësi më të lartë në Francë do transportojë pacientë me koronavirus

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Franca është ndër shtetet që është prekur më shumë nga koronavirusi dhe për këtë arsye ka marrë masat e menjëhershme për ti ardhur në ndihmë popullit.

Mediat vendase thonë se spitale në Francën lindore janë mbushur nga një fluks i madh pacientësh.

Shumica e rasteve kanë ardhur nga lindja e vendit, ku spitalet kanë luftuar për të përballuar ngarkesën.

Autoritetet franceze kanë thënë se më shumë trena mund të organizohen nëse është e nevojshme.

Mund të quhet një risi ajo që kanë menduar autoritetet franceze për të transportuar të prekurit me koronavirus për në spital.

Një nga trenat me shpejtësi të lartë në Francë, që zakonisht përdoret për të bartur udhëtarët dhe turistët në të gjithë vendin, është pajisur për të transportuar pacientë me koronavirus nga lindja e prekur në spitalet në perëndim.

Çdo kabinë e trenit, përveç pacientëve, përfshin edhe një mjek të kujdesit intensiv, një anestezist dhe tre infermierë.

Në total, rreth 50 persona, përfshirë kujdestarët dhe stafin ndihmës, janë në bord gjatë transportit.

“Rajoni lindor është në kulmin e valës së tij, të cilin me siguri do ta përjetojmë në rajonet tona në javët e ardhshme”, shpjegon Lionel Lamhaut, mjeku përgjegjës për transportimin e pacientëve.

“Ideja është që të punohet rajonet tjera për të marrë pacientë nga rajonet që janë në kulmin e plotë të epidemisë, për t’i transportuar ata drejt rajoneve aktualisht më të qetë, dhe më pas këto rotacione mund të ndodhin në të gjithë vendin apo edhe në Evropë”.

Ndërkohë thuhet se një aeroplan i ushtrisë franceze Airbus tashmë ka evakuuar disa pacientë në spitale të tjerë në vend. Ndërsa disa të tjerë janë dërguar me helikopter në vendet fqinje, veçanërisht në Gjermani.

Ndërkohë, Presidenti Francez Emmanuel Macron tha se Franca do të nisë një operacion të ri ushtarak dhe një plan “masiv” investimesh për spitalet për të ndihmuar në kontrollin e pandemisë koronavirus.

Operacioni ushtarak, i quajtur Operacioni Rezistencë, do të përqendrohet në misionet e logjistikës, ndihmës shëndetësore publike dhe mbrojtje në territorin francez dhe territoret e huaja, tha Macron./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/