Testim masiv në Maqedoninë e Veriut, mjeku Isufi: Në këtë mënyrë zvogëlohet numri i të infektuarve

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Zv/ drejtori i spitalit të Kumanovës Ylber Isufi në një lidhje me skype në ABC News tha se numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet po ashtu ditët e fundit edhe në Kumanovë.

Numri i të prekurve në Maqedoninë në Veriut është 241 persona ndërkohë që Shkupi shënon numrin më të madh të rasteve me një total prej 143 raste.

Më pas vjen Dibra me 45 raste ku shënon dhe 2 të vdekur. Në vendin e tretë është radhitur Kumanova ku shënohen 20 raste dhe 1 i vdekur.

Drejtori Isufi tha për ABC News se në Kumanovë janë infektuar edhe nga radhët e stafit mjekësor, 2 mjekë dhe 2 infermiere të cilët ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Po ashtu Isufi bëri thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Kumanovës që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë të gjithë rregullat për tu mbrojtur nga koronavirusi.

“Në Kumanovë janë infektuar edhe personeli mjekësor me 4 raste, 2 mjekë dhe 2 infermierë të cilët për momentin ndodhen në gjendje të stabilizuar. Në Kumanovë është shtuar stafi dhe 1 tjetër repart ku trajtohen pacientët me covid-19.  Të infektuarit në Maqedoninë e Veriut janë kryesisht të moshës së tretë dhe mesatare, ndërkohë që është vetëm një fëmijë 4 vjeç në Shkup, i prekur nga koronavirusi.

Në lidhje me trajtimin e Covid-19 siç dihet nuk ka një mjekim specifik. Pacientët trajtohen më së shumti me serume pasi temperatura është e lartë. Ata që janë të diagnostifikuar edhe me bronko pneumoni, ata trajtohen me antibiotikë Aritromizinë dhe pjesë tjetër terapie shtesë.

Për sa i përket testimeve në Maqedoninë e Veriut, në Kumanovë ndodhet një pikë e testimit të pacientëve. Është duke vazhduar testimi masiv në këtë qytet. Testimi ndihmon shumë pasi nëse 1 test rezulton pozitiv, normalisht do të izolohet duke  mos patur kontakte të tjera, dhe në këtë mënyrë zvogëlohet numri i të infektuarve. Ndërkohë edhe në Maqedoninë Veriut janë marrë masa të kufizimit të qarkullimit dhe lëvizjeve të qytetarëve. Por si në çdo vend edhe në Maqedoninë  e Veriut ka qytetarë që neglizhojnë dhe nuk i binden të gjithë urdhrave”, tha Isufi. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/