Testi i COVID-19 në spitalin Amerikan, Daka: Izolimi duhet të bëhet paralel me testimin

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

E ftuar në “ABC e mëngjesit” me Enkel Demin doktoresha Albana Daka ka folur për testin e koronavirusit. Daka tha se testi i COVID-19 ka një kosto të konsiderueshme, por edhe një risk dhe në këtë mënyrë bëhen në laboratore të sigurisë së lartë.

“Ne nuk kemi kapacitete financiare për të testuar të gjithë popullsinë.  Bërja e një testi ka një kosto të konsiderueshme dhe një risk për stafin. Stafi është gjithmonë nëntest për të eliminuar infektimin. Nëse një pacient do ta bëjë në mënyrë private shkon nga 150 në 350 euro. Testet bëhen në laboratore që konsiderohen laboratorë të sigurisë së lartë”, tha Daka.

Gjatë bisedës në studio doktoresha Albana Daka ka folur për testin serologjik e cila shpjegoi se është niveli i antikorpeve që organizmi krijon pasi virusi ka kaluar në organizëm.

Antikorpet janë të tipit imunoglobulinave që formojnë sistemin tonë imunitar që janë IgG dhe IgM

“Nëse kemi prezencë të antikorpeve IgG do të thotë se virusi ka kaluar, ndërsa nëse jemi pozitiv për antikorpin IgM do të thotë që virusi është prezent”, sqaroi Daka.

Gjithashtu ajo theksoi se pas kalimit të çdo gjendje virale krijohet sistemi imunitar, i cili sipas saj krijohet nga kalimi i virusit ose nga vaksina.

“Në pamundësi të daljes së vaksinës krijimi i vetëmbrojtjes, është gjëja më e mirë që mund të bëjë”, tha ndër të tjera Daka.

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/