Shtohet numri i të prekurve me koronavirus në Shkodër, 8 persona të infektuar

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Shtohet numri i të prekurve me Covid-19 në Qarkun Shkodër.

Siç raporton gazetari Simon Shkreli për ABC News rezultojnë pozitiv edhe dy persona të tjerë në Vau Dejës.

Të prekurit janë familjarë të 35-vjeçarit i cili iu shtua dje listës së të prekurve në Qarkun Shkodër.

Nëna dhe kunata e 35-vjeçarit kanë rezultuar pozitiv duke bërë që numri i të prekurve në këtë qark të shkojë në 8 raste.

Gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 11 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 197, ndërsa deri më tani kanë ndërruar jetë 10 persona.

Tirana mbetet rrethi më i prekur nga koronavirusi me 113 të prekur, i ndjekur nga Fieri me 21 raste si edhe Korça me 12 raste./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/