Rritet numri i të infektuarve në Vlorë, bashkëshortët rezultuan negativ në testin e parë

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Është shënuar viktima e 6-të nga Koronavirusi në Shqipëri.

Një 71-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin “Infektiv”.

Mësohet se 71-vjeçarja vuante nga hipertensioni ç’ka është bërë edhe shkak që të humbë betejën për jetën.

Deri tani numri i të infektuarve ka arritur 146 të infektuar nga Covid-19, 17 prej të cilëve janë shëruar duke mundur koronavirusin.

Pritet që numri i të infektuarve të pësojë rritje edhe gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë në qytetin e Vlorës është konfirmuar edhe rasti i 5-të i infektuar nga Covid-19. Bëhet fjalë për një 70 vjeçare nga fshati Poro i Vlorës.

Siç raporton gazetari i ABC News Elton Nikaj bashkëshorti është izoluar në shtëpi.

Në 10 ditët e fundit cifti i bashkëshortëve ka qenë nën vëzhgimin e institucioneve shëndetësore në Vlorë.

Ditën e djeshme është kryer izolimi i banesës së bashkëshortëve por edhe i zonës përreth në fshatin Poro ndërsa po kryhet gjurmimi i të gjithë personave të tjerë që çifti i bashkëshortëve mund të ketë patur kontakt.

Çifti i bashkëshortëve ka ardhur nga Italia në datën 8 mars pas vizitës tek të afërmit e tyre.

Ata kanë bërë testin e parë për Covid-19 i cili ka rezultuar negativ ndërkohë në testin e dytë bashkëshortja ka rezultuar pozitive dhe bashkëshorti negativ.

Fshati Poro ndodhet rreth 20 km larg qytetit të Vlorës dhe siç dihet është një fshat mjaft i populluar./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/