Rasti i ri me COVID-19 në Fier, njëri prej familjarëve të nënpunësve të Thesarit

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Fieri mbetet qyteti i dytë pas Tiranës me numrin më të lartë të personave të prekur me koronavirus.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për abcnews.al se numri tashmë ka shkuar në 21, në nivel qarku.  Numri i të prekurve në Lushnje vazhdon të mbetet 4. Që prej nisjes së pikut në vatrat e pandemisë çdo ditë rezulton një person i konfirmuar.

Të dhënat sugjerojnë se kemi të bëjmë më shumë se një familjar të prekur nga nënpunëset e degës së Thesarit të cilët tashmë janë të karantinuar.

Rasti i ri është njëri prej familjarëve të nënpunësve të Thesarit.

Më tej ajo theksoi se nëpunëset kanë pasur kontakte të vazhdueshme me nënpunës të tjerë dhe që në fillim u tha se infektimi pritet të jetë i madh.

Ndërkohë hetimi epidemiologjik është duke vazhduar punën për të identifikuar personat e prekur.

Gjithashtu ajo theksoi se pacienti zero ishte një burrë, nëpunës i degës së Thesarit dhe nuk dihet se nga e ka marrë virusin. Kjo ende mbetet e paqartë.

“Përveç 6 nënpunësve të konfirmuar janë edhe 3 nëpunës te tjerë që në testin e parë kanë rezultuar negativ dhe priten përgjigjet edhe të testit të dytë, pra 9 është numri në total.

Mesatarisht 6 deri në 7 persona është numri i punonjëseve në gjendjen civili, por pasi u konfirmua rasti i parë është bërë dezinfektimi i zyrave. Dyshohet se numri i familjarëve të prekur të nëpunësve pritet të jetë i lartë”, raportoi gazetarja./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/