Po shpëton mijëra jetë nga koronavirusi, çfarë është një ventilator frymëmarrjeje dhe si funksionon ai?

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Pandemia e COVID-19 që ka izoluar të gjithë botën vijon ende të shënojë numra tragjik.

Numri i të infektuar ka shkuar afërsisht në 532,816 ndërkohë që numri i viktimave është 24,093 persona.

Ndërsa edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 124,376 persona janë kuruar.

Në këto ditë të vështira po flitet shumë edhe për “shpëtimtarin” e jetëve që është ventilatori i frrymëmarrjes.

Çfarë është ekzaktësisht një ventilator?

Ventilatorët janë pajisje që shpëtojnë jetën. Ato ndihmojnë pacientët që nuk mund të marrin frymë siç duhet vetë, duke pompuar ajër në mushkëri. Kjo makineri çon oksigjen në mushkëri dhe në trup, si dhe ndihmon për të larguar dioksidin e karbonit.

Si funksionojnë ventilatorët?

Një ventilator është i lidhur me pacientin përmes një tubi të vendosur në gojë ose hundë. Në disa raste, pacientët mund të bëjnë një operim për të hapur një vrimë në qafën e tyre, në mënyrë që tubi të futet deri në trake.

Rastet e rënda do të kërkojnë që një ventilator të jetë në gjendje të transportojë oksigjen të mjaftueshëm nga mushkëritë në pjesën tjetër të trupit. Pa një të tillë, pacienti mund të vdesë.

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/