Pandemia e COVID-19 vijon ende të shënojë numra tragjik, 27,370 viktima në të gjithë botën

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Numri i të infektuarve në të gjithë botën ka shkuar afërsisht në 597,458, ndërsa numri i viktimave është 27,370 persona edhe pse shifrat rriten ndjeshëm nga momenti në moment.

Ndërkohë një lajm i mirë është se edhe të shëruarit nga kjo pandemi vijon me ritme të larta teksa 133,373 persona janë kuruar.

Vendi më i prekur në botë është Italia me 9,134 viktima dhe 86,498 të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 969 viktima.

Tashmë edhe Spanja ka tejkaluar Kinën për nga numri i vdekjeve teksa vendi shënon 5,138 viktima dhe 65,719 të infektuar.

Ndërkohë në SHBA numri i të infektuarve ka shkuar në 104,256duke u bërë vendi i parë në botë për nga numri i të prekurve. Viktimat janë 1,704.

Në Shqipëri janë shënuar 9 viktima dhe 186 të infektuar me Covid-19.

Numri i viktimave nga Covid-19 është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute SARS që shpërtheu në vitet 2002-2003, i cili besohet se ka vrarë 774 persona dhe infektoi 8,100 njerëz në Kinë dhe Hong Kong.

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/