Nuk janë vetëm të moshuarit të rrezkuar, 16-vjeçarja me koronavirus humb jetën

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Një adoleshente, e cila nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit më Francë. Kështu, 16-vjeçarja Julie A., bëhet viktima më e re në moshë në Francë si pasojë e Covid-19.

Gjendja e Julie filloi të rëndohej ndërsa ndodhej në një spital në Paris të mërkurën. Vetëm një javë më parë, vajza kishte pasur vetëm një kollë të lehtë, shkruan abcnews.al

Motra e 16-vjeçares u shpreh:

“Ne duhet të ndalojmë së menduari se virusi prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është imun ndaj këtij virusi. Javen që shkoi Julie kishte thjesht një kollë të lehtë. U bë keq gjatë fundjavës dhe gjatë të henës shkuam në spital. Aty u diagnostikua me probleme respiratore. Nuk kishte pasur sëmundje të tjera më parë.”

Manon pranoi të fliste me mediat dhe të publikonte një fotografi të motrës, me shpresën se mund të paralajmërojë të tjerët se koronavirusi mund të jetë i rrezikshëm edhe për të rinjtë.

Deri më tani, thuhet se të moshuarit janë grupi më i rrezikuar nga Covid-19. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/