New York me numrin më të lartë, shtohen rastet e të prekurve me koronavirus

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Në SHBA, numri i të prekurve me koronavirus e ka kaluar shifrën 55 mijë, me më shumë se 800 të vdekur. Vetëm qyteti i New York numëron rreth një të tretën e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19.

Zyrtarët kanë bërë thirrje që çdo person që ka udhëtuar në Nju Jork të vetizolohet.

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetit thotë se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen epiqendra globale e pandemisë së koronavirusit, New York po mban peshën më të rëndë.

Kryetari i Bashkisë Bill de Blasio thotë se në fakt vetë qyteti është “qendra” e pandemisë në SHBA: “Nuk dua që ne të jemi epiqendra por ne jemi epiqendra e kësaj krize në vendin tonë.”

Ndësa disa banorë të Nju Jorkut ende i shikon në Parkun Qendror duke mos u marrë shumë seriozisht situatën në të cilën ndodhet vendi.

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/