“Mendohet se janë 300 mijë të infektuar”, mjeku shqiptar në Itali: Numri i viktimave dhe të prekurve po vjen në rënie

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Mjeku shqiptar Elson Gjoni në një lidhje direkte në “Byro Politike” me Juli Xhokaxhi foli për situatën në Itali si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Gjoni theksoi se 3-4 ditët e fundit pavarësisht se shifra e të vdekurve vijon të jetë e lartë, në Lombardi është shënuar rënie, në krahasim me pjesën tjetër të Italisë.

Mjeku deklaroi se zyrtarisht janë konfirmuar mbi 70 mijë të prekur, por sipas tij ky numër mund të jetë shumë më i lartë, deri në 300 mijë për shkak se Covid-19 nuk shfaq shenja tek një pjesë e madhe e të prekurve.

I pyetur se nëse do të përsëritet skenari edhe në jug siç ndodhi në Lombardi, Gjoni tha se nuk e beson një gjë të tillë, pasi masat për në jug u morën shpejt.

Pjesë nga intervista:

Elson Gjoni: Duhen analizuar mirë numrat  e sotëm. Nëse ne marrim vetëm Lombardinë, numrat e të vdekurve dhe të infektuarve janë në rënie, në krahasim me pjesën tjetër të Italisë. Pjesa tjetër i mori masat më vonë dhe pati një migrim të italianëve në pjesën jugore që nuk ishte e prekur. Për këtë ka rritje në jug. Në Lombardi janë numri shqetësues, por kemi ulje, kemi të infektuar sot 1600 në krahasim me dje që ishin 1900. Kurba është spostuar komplet  me rritjen eksponenciale. Kështu u jepen kohë edhe spitaleve të organizohen. Është një situatë dinamike duke u analizuar masat çdo ditë. Nëpër spitale para se të fillojmë punën na matet temperatura sepse në spitale janë 10% e të infektuarve. Janë masa që merren çdo ditë dhe shtohen për të vazhduar uljen e të infektuarve.

Juli Xhokaxhi: Çfarë po ndodh me personelet shëndetësore?

Elson Gjoni: Ne kemi rreth 600 mijë të infektuar. Në fillim e kap të papërgatitur personelin. Infeksionet e para janë sepse nuk përdoren masat. Më vonë sa më shumë të jemi të ekspozuar aq më shumë rritet mundësia për të marrë virusin.

Juli Xhokaxhi: Çfarë bdodhi me Borellin?

Elson Gjoni: Jo nuk kemi akoma përgjigje, testi i parë doli negativ. Por ka patur ethe dhe temperaturë dhe sot u izolua. Drejtori i Urgjencës së Lombardisë doli pozitiv dhe është izoluar. Me këto numra që ka Italia, mendohet që ka shumë asiptomatikë. Mendohet që të jenë mbi 300 mijë të infektuar, këta 70 mijë kanë pasur simptoma të lehta dhe një 10 % kanë komplikacione të rënda. Këta janë ata që bllokojnë sistemin shëndetësor. Për momentin nuk jemi akoma në kolaps, nëse numrat do vazhdojnë të ulen, situata do të përballohet

Juli Xhokaxhi: Sa i takon strukturave pritëse në Itali, çfarë po përdoren?

Elson Gjoni: Janë hapur 2-3 spitale fushore dhe po presim të hapet një spital me 400 shtretër.

Juli Xhokaxhi: Sa të sakta janë këto shifra që jepen në Itali?

Elson Gjoni: Nqs ne bazohemi në atë që thotë instituti shëndetësor, numri i të vdekurve me numrin e të infektuarve…Në Itali fillimisht tamponet bëheshin për pacientët me tampone dhe shkalla e vdekshmërisë del shumë e lartë. Nqs nuk do kishim 75 mijë siç kemi tani, e vërteta që mund të jenë 300 mijë edhe shkalla e vdekshmërisë italiane ulet si në vendet e tjera.

Juli Xhokaxhi: U tha se vigani, ilaci japonez ka mbërritur në Itali? Si po funksionin?

Elson Gjoni: Gjithë ilaçet që po flitet në këto momente janë ilaçe eksperimentale. Avigani është një ilac që në Japoni përdorej për gripin, ose siç po eksperimentohet anti-malarja në SHBA.

Juli Xhokaxhi: Bëhet kombinimi i të gjitha këtyreve?

Elson Gjoni: Nuk janë të kombinuara. Terapitë që u përdorën në fillim këtu janë ilaçe shumë të fuqishme që u japin problem pacientëve dhe avigani të njëjtën problem mund të ketë. Një ilaç ka nevojë për disa faza që të përdoret.

Juli Xhokaxhi: Vatra kryesore vijon të jetë Lombardia, po ka shtrirje në zona të tjera. Mendoni se do të përsëritet skenari?

Elson Gjoni: Skenari shpresoj që të mos përsëritet, sepse masat nuk u morën vonë. Duke u futur gjithë italianë karantinë shpresoj që masat e marra në kohë të mos ketë përhapje në jug. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/