Më shpejt nga ç’pritej, presidentja e KE: Në këto muaj, gati vaksina për koronavirusin

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është shprehur me optimizëm të martën sa i përket vaksinës për koronavirusin.

Sipas Leyen vaksina mund të jetë në treg “ndoshta përpara vjeshtës.”

Ky afat kohor i dhënë nga presidentja e KE është shumë më i shkurtër nga ai që është parashikuar nga autoritetet e shëndetit publik, të cilat presin që kjo të ndodhë në 18 muajt e ardhshëm.

Në një video, von der Leyen iu referua bisedimeve me CureVac, një kompani bioteknike që po punon për një vaksinë për koronavirusin. BE i ka ofruar kompanisë 80 milion € mbështetje financiare.

Ajo u shpreh:

“Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës.”

CureVac është në qendër të një mosmarrëveshjeje gjermano-amerikane pasi Berlini akuzon Presidentin e SHBA–ve, Donald Trump se po përpiqet të ndërhyjë tek kompania që t’i prodhojë vaksinat ekskluzivisht për SHBA-të.

Nga na tjetër, zyrtarët amerikanë i kanë hedhur poshtë këto fjalë. /abcnews.al/

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/