Kaos dhe dyndje në njësinë bashkiake nr.1, qytetarët mblidhen dhe kërkojnë bukë

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Uria dhe nevoja nuk i ka ndaluar banorët e njësisë bashkiake nr. 1 të grumbullohen përpara minibashkisë së kësaj njësie.

Banorët e kësaj njësie janë grumbulluar për të kërkuar ushqimet të cilat janë shpërndarë në formë ndihmash.

Siç raporton për ABC News Esiona Konomi qytetarët që janë grumbulluar, thanë se prej ditësh nuk kanë marrë ndihma, dhe ato që janë shpërndarë janë dhënë në mënyrë selektive.

Forca të policisë bashkiake janë mbledhur për të siguruar mbajtjen e distancës së qytetarëve si masë detyruese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Prindër me fëmijë, qytetarë në moshë, të pastrehë dhe persona me aftësi të kufizuara, i janë drejtuar me tone të ashpra punonjësve të kësaj minibashkie.

Këta banorë pretendojnë se prej ditësh nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme, ndërkohë që gjatë raportimit drejtpërsëdrejti në ABC News të kësaj situate, punonjësit e bashkisë filluan të merrnin shënim emrat e banorëve që ishin aty.

Është  ende paqartë mënyra se si do të operohet në ndarjen e ushqimeve, se kush përfiton dhe çfarë përfiton nga kjo situatë.

Kjo panoramë që ABC News transmetoi sot është një vatër e madhe infeksioni e covid -19. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/