Izolimi rëndon financiarisht familjet, apeli drithërues i babait: Jam i gjunjëzuar, kërkoj vetëm ilaçe për djalin

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Izolimi në shtëpi për shkak të koronavirusit po rëndon gjendjen e disa familjeve, siç është edhe kjo e Pëllum Dungajt, që banon tek banesat sociale në Shkozë.

Shqetësimi i tij më i madh është djali 3 vjeç e gjysmë.

“Vuan nga tre diagnoza. Epilepsia e fomës së rëndë, azëm bronkale dhe Kardiomipati, (problem kardiak). Në rast se mbarojnë medikamentet, me një rrogë nuk ia dal dot. Situata është e papërballueshme. E kam të pamundur të marr medikamentet e djalit”, u shpreh Dungaj.

https://www.youtube.com/watch?v=aNhV_kBaptA

Në familjen e tij, që përbëhet nga 6 anëtarë, aktualisht vetëm ai punon. Të ardhurat e tij mujore janë 280 mijë lekë, ndërsa medikamentet i shkojnë gati po aq.

“Vetëm një pompë subvencionon shteti. Ilaçet, kur rëndohet djali mund të shkojnë në 250 mijë lekë. Në rast se ka kriza të shpeshta pompa shkon vetëm pesë ditë.

Pëllumbi shprehet i dorëzuar. Nuk kërkon ushqim, por vetëm ilaçe për djalin.

“Situata është rënduar shumë, e kemi të pamundur për të marrë medikamentet. Jam gjunjëzuar totalisht, jemi në krizë urie”, shprehet kryefamilajri.

Apelin nuk e ka vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe kryeministrin Rama.

“Kam kërkuar dhe kërkoj stabilizimin e gjendjes shëndetësore të djalit. I drejtohem instancave të shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, i bëj thirrje kryeministrit, të mendojë për Rejsin”, tha më tej ai./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/