Ide e çmendur për Serie A, presidenti i FIGC nuk ka ndërmend të dorëzohet

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Italia është në kaos total, me të prekurit nga Coronavirusi që vetëm shtohen, sikurse edhe viktimat. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë përmirësimi, por sërish ka optimistë që mendojnë se kampionatet e futbollit në vendin fqinj do të rinisin.

Një prej tyre është edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, i cili këmbëngul që gara duhet të përfundojë, sikur të duhet të luhet deri në gusht. “Për sa kohë do të kem mundësi nuk do ta humbas shpresën për të rifilluar kampionatin. Do bëj gjithçka të ndodhë. Është e vështirë që të dorëzohem.

Jam i vetëdijshëm që është herët për të menduar për një datë, por duhet të mendojmë pozitivisht. Do të përpiqemi të bëjmë çmos që të luajmë, madje me koston që t’i kërkojmë UEFA-s dhe FIFA-s të na mbështesin për ta mbyllur kampionatin përtej 30 qershorit, në korrik apo gusht.

Për momentin nuk ka vend për interesa individuale. Kërkoj që të gjithë të kemi një mendim, sepse në fund të fundit është FIGC që duhet të marrë një vendim. Do ketë një takim me qeverinë ku do të lfitet për shumë çështje të rëndësishme. Nuk duam para, por të pranohet se është një krizë. Do kërkojmë një sërë masash nga qeveria, që loja jonë të modernizohet.

Anulimin e sezonit e konsideroj një disfatë timen. Jam kundër mbylljes së kampionati dhe e kundërshtoj me kokëfortësi. Sa kohë do jetë e mundur, do ta hedh poshtë si hipotezë”, është shprehur mes të tharsh Gravina për “Radio Marte”. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/