Ezaurohet “Infektivi”, spitali “Shefqet Ndroqi”, bëhet gati për tu kthyer në COVID 2

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri vazhdon të rritet. Ndërkohë edhe Spitali Infektiv në Tiranë ka ezauruar kapacitetin për të pritur dhe trajtuar të infektuarit nga Covid-19.

Më herët Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është menduar se në rastin kur Spitali Infektiv nuk do jetë më në gjendje për të pritur pacientë të tillë atëherë do të ishte spitali “Shefqet Ndroqi” ai që do të kthehej në Spital COVID 2.

ABC News ka mësuar se pacientët që ndodhen aktualisht në Spitalin Shefqet Ndroqi janë në  në proces për të transferimin e tyre sipas specialiteteve përkatëse drejt spitalit të Elbasanit.

Ndërkohë kanë nisur procedurat për përgatitjen e Sanatoriumit me të gjithë pajisjet e nevojshme për pritjen e pacientëve të tjerë me Covid-19, që do të  kenë nevojë për trajtim spitalor.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar 28 raste të reja të infektuar nga koronavirusi mes tyre edhe 4 fëmijë./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/