COVID-19 në Itali, Nainggolan nuk fshihet: Kam frikë prej Claudias

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Radja Nainggolan është i shqetësuar dhe me të drejtë. Bashkëshortja e tij, Claudia, vijon me seancat e terapive për shkak të kancerit, ndaj edhe po i shmang spitalet këto kohë. Sistemi imunitar i saj është i dobët dhe nëse do të prekej nga COVID-19, atëherë për të do të ishte fatale.

Nainggolan, në rrjetet sociale, shprehet se shpreson që situata të përmirësohet sa më shpejt: “Coronavirusi është një problem i madh, po flasim vetëm për këtë tani. Spitalet janë mbushur dhe terapitë po shtyhen paksa. Prandaj shpresoj që gjithçka të rregullohet sa më parë, pasi Claudi ka akoma një sistem imunitar të dobët.

Për momentin ajo po i shmang spitalet. Ka lista pritjeje që përcaktojnë se kur ajo mund të shkojë.  Tani, kur shkoj për të bërë pazar, ekziston rreziku që të kap virusin dhe kur të kthehem në shtëpi kam frikë se mund t’i kaloj asaj. Gjithsesi jam i kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka do të shkojë mirë. Kemi kaluar periudhën më të vështirë dhe gjërat tani po shkojnë në drejtimin e duhur”.

Ndër të tjera ai ka folur edhe për fëmijët e tij dhe Nainggolan dëshiron t’i edukojë sa më mirë: “Futbolli ka qenë gjithmonë një habi për mua dhe kam qenë në gjendje ta kthej atë në punën time. Mundohem të jetoj sa më shumë si person normal. Edukimi i fëmijëve të mi është një nga gjërat më të rëndësishme. Dua të jem një shembull në fushë di dhe është detyrë e prindërve t’i stërvitin fëmijët”. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/