Çfarë duhet të mësojë bota nga strategjia e Koresë së Jugut për të mbajtur nën kontroll koronavirusin?

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Ed Jones 

Koreja e Jugut ishte një nga vendet e para që raportoi përhapjen e Covid-19, por që nga atëherë numri i rasteve të reja ka rënë në mënyrë drastike. Si arriti Korea e Jugut të mbante nën kontroll virusin?

“Testim, testim,testim, “, kjo ishte ajo çfarë drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Adhanom Ghebreyesus i kërkoi vendeve që të luftojnë koronavirusin e ri  në një konferencë shtypi më 16 mars. “Ju nuk mund ta luftoni ndryshe këtë virus. Mbretëria e Bashkuar duket se më në fund e ka dëgjuar këtë këshillë, duke njoftuar planet e saj të reja  më 19 mars për të testuar deri në 25,000 përsona  çdo ditë, shkruan Wired

Që nga 20 Marsi, Mbretëria e Bashkuar kishte testuar vetëm 64.621 njerëz – më shumë se çdo vend tjetër evropian përveç Italisë, por ende shumë më poshtë se niveli i nevojshëm  për të kuptuar vërtet shtrirjen e koronavirusit.

Përhapja e Koresë filloi si ajo e Italisë, me një rrjedhë të ngadaltë të rasteve që shpejt u shndërruan në një përshkallëzim dramatik. Në muajt pas raporteve të para të Kinës për virusin, vendi shënoi  numrin e rasteve më të ulët – vetëm tridhjetë raste ishin regjistruar kur, më 18 shkurt, një grua rezultoi pozitive në një spital në Daegu, qyteti i katërt më i madh në vend.

U bë e qartë se kjo grua, e cila është quajtur “pacient 31” dhe është anëtare e një sekti të krishterë – Kisha Shincheonji e Jezusit,  kishte qenë e sëmurë për ca kohë, dhe  kishte refuzuar të testohej, raporton abcnews.al

Qendrat Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  njoftuan se 9,300 njerëz morën pjesë në dy shërbimet e kishës Shincheonji së bashku me pacientin 31 dhe 1.200 përsona u ankuan për simptoma të ngjashme me gripin. Qindra rezultuan pozitiv në ditët në vijim. Gjatë një periudhe 10-ditore në fund të shkurtit, rastet rritën mbi 5000.

Megjithatë, Koreja e Jugut ka raportuar deri më tani 8,652 raste dhe 94 vdekje,por është vënë re rënie në numrin e rasteve të reja.Vetëm 93 raste të reja u raportuan në 18 mars (megjithëse numrat u rritën më 19, në 152.) Gjatë shkurtit, zyrtarët koreanë regjistruan më shumë se 900 në ditë.

Suksesi i Koresë ka qenë testimi masiv, pa dallim, i ndjekur nga gjurmime të rrepta të kontaktit dhe karantinimi çdo personi që ka pasur  kontakt me një të infektuar.

Që nga 19 Marsi, vendi ka kryer më shumë se 307,000 teste , më i larti për frymë në botë. Mbretëria e Bashkuar ka realizuar 64.600; SHBA edhe më pak se kaq,raporton abcnews.al

“Ka vende si SH.B.A. tani, ku ka një kriter mjaft të rreptë se kush mund të testohet,” thotë Kee Park, një pedagog i shëndetit global në Shkollën Mjekësore në Harvard. “Unë njoh njerëz personalisht që kanë simptoma shumë të dyshimta, por ato nuk i plotësojnë të gjitha kriteret dhe kështu nuk po testohen.”

Për të kryer testime në këtë shkallë kërkon një koordinim të jashtëzakonshëm. Wall Street Journal raporton se vendi mund të testuar më shumë se 20.000 njerëz në ditë në 633 faqet e testimit në mbarë vendin. Një aplikacion i smartphone ofron harta GPS për të ndjekur përhapjen e infeksionit. Mjekët vendosin tenda masive të bardha në anët e rrugëve, ku qytetarët mund të udhëtojnë falas përmes testimit, duke zvogëluar kështu përhapjen. Rezultatet janë gjithashtu të shpejta, brenda 24 orëve.

Përgjigja është tek zgjuarsia teknologjike Koreane, shpjegon Parku. “Koreanët janë shumë të mirë për t’i bërë gjërat më të përshtatshme për njerëzit – ne nuk kemi  durim,” thotë ai. “Koreja e Jugut është një nga vendet ku të gjithë njerëzit  përdorin telefona celularë për pothuajse gjithçka, dhe qeveria ishte në gjendje të përdorë celularët tanë jo vetëm të gjurmonte por të dërgonte paralajmërime, si ‘kujdes ke një përson afër teje me Covid-19”

Kujdesi shëndetësor Korean është gjithashtu i përgatitur të përballet me epidemi. Vendi nuk arriti të mbante nën kontrolll shpërthimin e Mers në vitin 2015 duke regjistruar 186 raste dhe 38 vdekje, më shumë se kudo jashtë Lindjes së Mesme. Pas reagimit të Organizatës BOotërore të Shëndetit , Korea  e Jugut filloi të prodhonte me shpejtësi kompletet e testimit dhe pajisi spitalet me njësi kontrolli për të infektuarit dhe dhoma të posaçme për ta.

“Testimi i gjerë i Koresë së Jugut është një mjet shumë i rëndësishëm për të kontrolluar virusin dhe për të kuptuar dhe për të matur efektivitetin e rasteve që po ndodhin,” thotë Michael Mina, profesor ndihmës në Qendrën për Dinamikë të Sëmundjeve të transmetueshme në Universitetin e Harvardit. “Lejohet që individët të marrin vetë  vendimet për distancën sociale, të mbrojnë ata që janë rreth tyre dhe të mbrohen nga ata që janë të infektuar rreth tyre”.

Popullsia Koreane, e tronditur nga çfarë ndodhi, ka gjithashtu më shumë të ngjarë të lajnë duart, të qëndrojnë në shtëpi dhe të testohen nësei  kërkohet.

“Testimi si ky ka qenë shumë i suksesshëm në trajtimin e HIV, për shembull, për të parandaluar përhapjen e tij dhe transmetimin e mundshëm më vonë,” thotë Mina. “Ka pasur fushata të mëdha për të kuptuar se sa dinin njrërëzit dhe sa të aftë ishin për të ndjekur çdo udhëzim me kujdes”, raporton abcnews.al

Kur Kina raportoi për herë të parë koronavirusin, CDC(Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve)  e Koresë së Jugut zhvilloi komplete testimi jashtëzakonisht shpejt . “Kishte shumë kritika në lidhje me mënyrën e trajtimit të epidemisë MERS,” thotë Park. “Qeveria e Koresë së Jugut dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mësuan shumë nga Mers dhe nuk donin të kalonin përsëri të njejtën gjë.

Një pjesë kryesore e këtij testimi është gjetja dhe izolimi i bartësve asimptomatikë, përpara se ato të përhapin infeksionin pa dashur. Megjithëse shkalla e vdekshmërisë së Koresë, me 0.6 përqind , ka të ngjarë të jetë  më e ulët sepse shpërthimi ka qenë i kufizuar për pjesën tjetër të popullates.

Njohja se kush është infektuar zvogëlon nevojën për më shumë masa drakoniane të qeverisë, si bllokimet. “Nëse të gjithë qëndrojnë në dhomën e tyre dhe nuk dalin fare jashtë, kjo është qasja kineze, atëherë ajo gjithashtu është shumë e efektshme në uljen e transmetimeve,” thotë Martin Hibberd, profesor i sëmundjeve infektivee në London School of Hygiene. “Por në mungesë të këtij lloji të qasjes, unë mendoj se të identifikosh se kush është pozitiv dhe të sigurohesh që ata janë në karantinë është qartë një mënyrë shumë efektive.”

Pra, a duhet që Mbretëria e Bashkuar t’a përdori këtë strategji? Qeveria ka qenë e paqartë në lidhje me arsyet e shkallës së ngadaltë të testimit tonë – të martën dhe të mërkurën, vetëm 6000 testime në ditë u raportuan.

WIRED ka kontaktuar me DHSC (Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social )për më shumë detaje se si qeveria do të kryejë 25,000 teste, dhe kush do t’i marrë ato, por nuk ka marrë një përgjigje deri në kohën e publikimit. “Pozicioni i qeverisë duket se ka ndryshuar që nga e enjtja,” thotë Hibberd. “Duket qartë tani se arsyeja pse nuk janë bërë më shumë testime është për shkak të një problemi logjistik. Vende si Koreja e Jugut arritën të bëjnë një detyrë mbresëlënëse.

Është e qartë, kjo nuk është gjëja më e thjeshtë për të bërë, por shikoni  Mbretërinë e Bashkuar, ata janë ende duke u përpjekur ta kopjojmë atë proces. ”

Mund të ketë qenë gjithashtu joefikas. “Kohët e fundit rreth 25,000 persona u testuan në Mbretërinë e Bashkuar për të zbuluar si përfundim rreth 456 raste,” thotë Julii Brainard, nga Shkolla Mjekësore Norwich e Universitetit të Anglisë Lindore. “Në thelb 98 përqind e atyre me simptoma ose histori kontakti nuk kishin Covid-19. Testimi padyshim ishte i shtrenjtë, duke marrë kohë dhe burime.

Një “tregti” e rëndësishmë që Mbretëria e Bashkuar duhet ta kishte bërë si Korea e Jugut, është tregtia midis shëndetit publik dhe lirive civile. Jo vetëm kufizimi i lëvizjes – anulimi i shkollave; puna në shtëpi; duke anuluar  tubimet masive – por  duke praktikuar në masë distancën sociale.

“Unë jam i njëanshëm sepse unë jam praktikues i shëndetit publik, por gjithkush duhet ti lejojë vetes disa humbje të lirive dhe të drejta personale për të mirën e gjithë popullatës,” thotë Park. “Nuk mund të themi po praktikojmë  distancimin shoqëror,nëse 10 përqind e popullatës thotë” Unë nuk do ta bëj këtë gjë”, sepse çdo gjë shkon për dreq atëherë./abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/