Besonin se mund të shpëtonin nga koronavirusi duke pirë metanol, mbi 300 persona humbin jetën në Iran

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Njerëzit në Iran po vazhdojnë të pinë alkool industrual me idenë se mund t’i mbrojë nga koronavirusi dhe kjo praktikë po sjell pasoja fatale.

Duke qëndruar pranë një 5-vjeçari të intubuar që nuk kishet asgjë veshur veç një pelene plastike, një mjek iranian i ka paralajmëruar njerëzit që të mos pinë më alkool industrial, shkruan abcnews.al

Djalil, i cili tashmë është i verbër pasi prindërit i dhanë metanol toksik duke menduar se do e mbronte nga Covid-19, është vetëm një nga qindra viktimat e një epidemie që po rritet brenda pandemisë në Iran.

Mediat iraniane raportojnë se të paktën 300 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1,000 janë sëmurur për shkak të pirjes së metanolit.

Këto mënyra aspak të këshillueshme “mbrojtëse” ndaj koronavirusit janë shpërndarë nëpër rrjetet sociale në Iran pasi njerëzit mbeten thellësisht dyshues ndaj qeverisë. Kjo e fundit u mundua ta minimizonte krizën përpara se të dilte jashtë kontrollit.

Deri më tani, numri i personave të infektuar me koronavirus në Iran është 29,406 ndërsa kanë humbur jetën 2,234 persona. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/