8 mjekë dhe infermierë të prekur, si u infektua stafi mjekësor i Senatoriumit

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Ka shkuar në 55 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, ku 38 prej tyre janë vetëm në Tiarnë.  Nga të dhënat e publikuara nga ministria e Shëndetësisë bëhet me dije se janë 8 mjekë dhe infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Sauk. Stafi mjekësor është në gjendje të mirë shëndetësore, por duhet të qendrojnë të izoluar.

Si u infektua stafi mjekësor në Senatorium:

Fillimisht në spitalin e Senatoriumit ishin dy të infektuar, por numri tashmë ka shkuar në 8. Në i sëmurë nga Lushnja i shtruar në Sanatorium për shqetësime të tjera, të palidhura me koronavirusin, dhe u vizitua para disa ditësh nga një i afërm i ardhur nga Italia.

Me sa duket dyshohet se i afërmi i të sëmurit ka qenë i infektuar nga koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar.

Mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” që i kanë shërbyer pacientit, i janë nënshtruar testit për Covid-19, pasi është mësuar se pacienti i shtruar, është vizituar nga i afërmi i ardhur nga Italia. Janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë.

Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.

Pacienti që ishte i shtruar në Sanatorium është transferuar në spitalin e infektivit në Tiranë. /abcnews.al

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/