2 të vdekur në pak orë, shkon në tetë numri i viktimave

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur lajmin se një 66-vjeçar i konfirmuar me koronavirus ka humbur jetën ditën e sotme duke e çuar në tetë persona numrin e viktimave në vend.

Gazetari Maksi Rama tha për “ABC News” se 66-vjeçari i prekur me COVID-19 ishte në terapi intensive, por pavarësisht kujdesit intensiv të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.

Po shtohen rastet e viktimave nga COVID-19. 66-vjeçari ishte në terapi intensive prej dy ditës dhe pavarësisht shërbimeve të nevojshme nuk ka mundur të mbijetojë.

Mosha e tretë duhet të bëjë gjithmonë e më shumë kujdes, pasi duket se sëmundja i godet më shpejt dhe janë më pak rezistent. Edhe mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën një 85 vjeçare.

Në ambientet pranë spitalit Infektiv numri i personave të prekur me koronavirus është 73 dhe tre prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa dy persona janë të intubuar. Gjithashtu po punohet edhe për planin B pasi spitali “Shefqet Ndroqi” tashmë do të kthehet në COVID 2.

Gjatë ditës së djeshme u raportuan 4 fëmijë të prekur, por ata janë në shtëpi nën kujdesin e prindërve dhe të mjekëve.

Pranë ambienteve të spitalit “Nënë Tereza” vihet re një lëvizje e qytetarëve që presin të kryejnë vizita, por shihet se një pjesë e mirë e tyre janë të ndërgjegjësuar dhe janë të pajisur me maska.

Stafi mjekësor i spitalit “Shefqet Ndroqi” po përgatitet që pacientët që janë të vendosur aty të transferohen”, raportoi për “ABC News” gazetari Maksi Rama.

New Facebook Page: https://www.facebook.com/OsmaniTheOttoman/